GazetaMax
Lajme

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme, të shtyhet afati i maturës shtetërore

Shkup, 2 maj – Problemin më të madh për shkak të grevës e kanë maturantët.

Ata në fillim të qershorit duhet t’iu nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore. Rreth 1600 nga gjithsejtë 16 mijë maturantë nuk e kanë kaluar pjesën e detyrës projektuese.

Në këtë periudhë maturantët zakonisht janë përgatitur me arsimtarët për të kaluar me sukses provimet e maturës, por tani për shkak të grevës kanë stagnuar edhe me materialin që është dashur të përvetësohet thonë nga Unioni i studentëve të shkollave të mesme.

“Ne kemi humbur goxha shum nga mësimi dhe kërkesa jonë ndaj Qeverisë besoj se do të pajtoheshin të gjithë për shtyerje të afatit kohor për të pasur sukses sepse janë kohëra të vështira kjo ndikon negativisht edhe te nxënësit që duam të dalim jashtë shtetit të studiojmë dhe besoj se shtyerja e afatit të provimeve do të ishte pak një ndihmë që të përgatitemi që provimet të jenë më të suksesshme dhe ne nxënësit të kemi më tepër kohë për tu përgatitur për provimet”, u shpreh Dea Palloshi nga unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme paralajmëroi krijimin e një dokumenti të unifikuar i cili do ti dorëzohet Qeverisë për përshtatjen e maturës shtetërore pas grevës tre javore të punonjësve të arsimit.

Related posts

Mickoski nuk pranon duel me Arsovskën, thotë se e ndjekë nga afër punën e saj

Gazetamax.mk

Editorial: ASH, drejtë një reforme të thellë, apo fundosje! / Edhe Alternativa ka përçarjet e veta!

Gazetamax.mk

LSDM tallet me VMRO-DPMNE-në: Jopunëtorët dhe kujdestari i tyre, gjenerata 2020-2024

Gazetamax.mk