Drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës akuzon Sulejmanin se në emër të Kasamit e ka “kërcënuar për të dhënë dorëheqje”

Date:

Duke u thirr në emrin e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, Sedat Sulejmani ka telefonuar drejtoreshën e Gjimnazit të Tetovës, Teuta Kamberin Llalla dhe të njëjtës i ka kërkuar që deri të hënën, sot, të japë dorëheqje.

Këtë, siç thotë Kamberi Lalla e ka bërë duke refuzuar të japë shkaqet pse duhet ajo të japë dorëheqje dhe duke refuzuar që paraprakisht ajo të takohet me Kasami.

Sapo u hap biseda, nga zotëri Sedati u kërkua nga unë dorëheqja në emër të kryetarit të Komunës. Në ato momente unë kërkova sqarim dhe kërkova takim me kryetarin e Komunës”, tha Kamberi Llalla para kamerës së TV21.

Ajo thotë se Kasami nuk ka pranuar të takohet me të dhe prandaj ka deleguar Sulejmanin.

Ky i fundit i ka caktuar ditën e hënë afatin e fundit kur duhet të deponojë dorëheqjen.

“Jo, nuk gjej arsye para vetes për të deponuar dorëheqje”, tha ajo duke hedhur dyshime se ka mundësi që Kasami të mos e dijë se Sulejmani vepron në këtë mënyrë në emër të tij./TV21

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Kryetari i Butelit Kostovski nga Luboteni: Çdo banorë i komunës sonë është i barabartë (FOTO)

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski vazhdon me...

“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të...

Drejtori Halili për vizitë në Jeruzalem, prezantohen arritjet më të fundit teknologjike

Drejtori Festim Halili në vizitë zyrtare në Jeruzalem, ku...

Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes së Kosovë- Serbi?

Nëse Maqedonia e Veriut deri para pak vitesh mbante...