GazetaMax
Ballina

Ushtrimet e rregullta rinojnë trurin

Ecjet dhe vrapimet apo ngasja e biçikletës mund të rinojnë moshën e trurit tuaj për dhjetë vjet, sipas një studimi të ri.
Studiuesit zbuluan se stërvitjet e rregullta aerobike nxisin zhvillimin e materies gri të domosdoshme në të gjithë të rriturit, madje edhe tek personat 20-vjeçarë, shkruan EO.
Edhe ngjitja e shkallëve ka përmirësuar aftësitë e të menduarit tek studentët që janë ekzaminuar, kanë deklaruar shkencëtarët.
Efekti pozitiv i aktivitetit fizik u rrit me moshën: njerëzit e moshës 40 vjeç dukeshin dhjetë vjet më të rinj, ndërsa 60 vjeçarët dukeshin 20 vjet më të rinj.
Studiuesit thonë se gjetjet mund të ndihmojnë në kuptimin e metodave jofarmaceutike për të balancuar plakjen e trurit.

Related posts

“Pa ty” nga artisti Flori Lloga pëlqehet shumë që në fillim

Gazeta Max

Dezo sjell një super këngë për fundvit

Gazeta Max

Disa arsye pse duhet të ecni në mëngjes

Gazeta Max