GazetaMax
Lajme

Val: Maqedonia e Veriut do t’i tregojë botës se është partner i besueshëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit

Shkup, 7 dhjetor – Derisa e festojmë 30 vjetorin e Misionit, ju përgatiteni ta merrni funksionin e kryesuesit të OSBE-së. A mund të ketë më shumë dëshmi se kaq për të ilustruar suksesin tuaj si vend? Ky është një nder, mirënjohje për zhvillimet pozitive në vend në zbatimin e angazhimeve tuaja nga OSBE-ja. Maqedonia e Veriut do t’i tregojë botës se është një partner i besueshëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, theksoi ambasadori i Misionit të OSBE-së në vend, Kilian Val, në fjalimin e tij me rastin e 30 vjetorit të misionit të OSBE-së në vendin tonë.

“E merrni përgjegjësinë në kohë të vështira, por nuk kam dyshim se përgjegjësinë do ta përballoni në mënyrë të shkëlqyer. Nga ana jonë, siç i thashë ministrit Osmani në takimin tonë fillestar muajin e kaluar, ne në Misionin në Shkup jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur kryesimin e Maqedonisë së Veriut”, theksoi ambasadori Val.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, konsideron se me kryesimin e misionit të OSBE-së, që duhet të fillojë vitin e ardhshëm, vendi mund të japë vulën dhe kontributin e tij në realizimin e parimeve dhe angazhimeve të organizatës.

“Gjatë pranisë 30-vjeçare në vend, misioni kishte një rëndësi të madhe për parandalimin e përhapjes së konfliktit, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për ndërtimin e kohezionit social dhe përforcimin e institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit, krahas kontributit tjetër në përmirësimin e kushteve të përgjithshme në shoqërinë tonë në tërësi”, tha ministri.

Osmani nuk konsideron se prania e Misionit të OSBE-së është shenjë dobësie apo simbolikë negative. Përkundrazi, thotë Osmani, prania juaj është shumë e rëndësishme dhe jeni partner i vlefshëm në përballjen me sfida të ndryshme.

“Lista e arritjeve të misionit të OSBE-së në vend është e gjatë dhe vlen të përmendet, ndër të cilat më të rëndësishmet janë besimi reciprok, respekti, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i besueshëm, elementë shumë të rëndësishëm për zbatimin e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së”, theksoi Osmani.

Në fund u ndanë çmime për fituesit e konkursit publik të publikuar nga Misioni i OSBE-së në vend në bashkëpunim me Agjencinë për rini dhe sport dhe Këshillin kombëtar rinor me temën e sigurisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit për të rinjtë nga 15 deri në 29 vjeç. Fitues ishin Sunçica Badarovska me vizatim, Jane Baçev me video dhe Angella Petrushevska me video.

Related posts

EDITORIAL: Mijëra banesa për të varfërit e të varfërit në rrugë !

Gazetamax.mk

Zëvendëssekretarja shtetërore amerikane e ShBA-së Sherman, me mbështetje për Osmanin: Mirëpresim lidershipin dhe mbështetjen e fuqishme në raport me Ukrainën

Gazetamax.mk

Valdet Xhaferi heq dorë nga pozita e drejtorit për përkushtim më të madh në Degën e BDI-së në Gostivar

Gazetamax.mk