GazetaMax
Lajme

Vandalizimi i bilbordeve, reagon kompania Screen Media

Që nga themelimi ynë në vitin 2008, ne në Screen Media kemi punuar pa pushim për të ofruar shërbime të jashtëzakonshme në reklamimin jashtëm “Outdoor Advertising”. Bilbordet tona janë dritare vizuale që lidhin markat me audiencën e tyre, duke u ofruar një skenë për të komunikuar mesazhet e tyre direkt me publikun.

Me rëndësi të theksuar, gjatë periudhës aktuale zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kemi vërejtur një numër rastesh të vandalizmit ndaj bilbordeve tona. Këto akte të qëllimshme jo vetëm që sjellin dëme materiale dhe kosto shtesë për ne dhe klientët tanë.

Dënojmë këto veprime të pakuptimta dhe bëjmë thirrje për respekt të ndërsjellë mes të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor. Është thelbësore që të gjithë ne, si pjesë e një shoqërie demokratike, të angazhohemi në një mënyrë që promovon jo vetëm zhvillimin ekonomik, por edhe mirëkuptimin dhe harmoninë sociale.

Related posts

Një meteorit goditi një grua në Francë

Gazeta Max

Profil/ Ky është njeriu që kërkon të dëbojë Erdoganin nga zyra e tij

Gazeta Max

Nënkomitet me BE-në për doganën: Është vërejtur përparim në zbatimin e reformave

Gazeta Max