GazetaMax
Lajme

Vazhdon debati kuvendor për shkarkimin e zëvendësministrave

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 104-t me debatin për shkarkimet e zëvendësministrave të Mbrojtjes, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshuqur Abedini dhe Lulzim Aliu.

Debati filloi mbrëmë vonë me fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ndërsa për fjalë janë paraqitur rreth 40 deputetë.
Kovaçevski nga Kuvendi kërkoi diskutim konstruktiv dhe përsëriti se rikonstruimi i Qeverisë nuk është i motivuar për çështje partiake, por është për të ardhmen evropiane të shtetit.
Paraprakisht, në kuadër të seancës së 104-t, u zgjodhën katër ministra të rinj në Qeveri – Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si dhe Kaja Shukova e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Related posts

Tetovarët do të presin edhe dy vjet për banesa sociale

Gazeta Max

Shqiptohen 176 kundërvajtje trafiku në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gazeta Max

Angelovska-Bezhoska: Sistemi bankar dhe kursi i denarit janë stabil

Gazeta Max