GazetaMax
Lajme

Vazhdon mbështetja e Greqisë në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Athinë, 2 qershor – Greqia do të vazhdojë mbështetjen e saj aktive për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe angazhimin për fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit me BE-në, tha kryetari i Kuvendit të Greqisë, Konstantinos Tasullas në takimin me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, kryeparlamentarin Talat Xhaferi që u mbajt në Athinë në kuadër të Sesionit të 9-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL).

Sipas shërbimit për shtyp të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhaferi theksoi nevojën për hapjen e menjëhershme të negociatave me BE-në dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Greqisë në këtë drejtim.

Xhaferi theksoi gjithashtu se Maqedonia e Veriut është e fokusuar në forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, me përkushtim të fortë për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Në të njëjtën kohë, ai përkujtoi se në Kuvendin e Greqisë ka ratifikime që nuk janë miratuar dhe se do të përmirësohet bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë së Veriut në disa fusha, duke përfshirë integrimin evropian, prandaj kërkoi ratifikimin e tyre sa më shpejt.

Kryetari i Kuvendit theksoi gjithashtu përfitimet dypalëshe të anëtarësimit tonë në NATO, si bashkëpunimi dhe koordinimi i ndërsjellë ndërmjet institucioneve përkatëse të dy vendeve, bashkëpunimi i vazhdueshëm i shërbimeve kufitare për trajtimin e flukseve të emigrantëve dhe aranzhmanet teknike për mbrojtjen e dy vendet për mbrojtjen e hapësirës ajrore.

Edhe Tasullas foli për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, duke nënvizuar se tregues i shkëlqyer i marrëdhënieve të mira ndërmjet shteteve të rajonit është fakti që Greqia e mbron hapësirën ajrore dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Gjatë bisedimeve, Xhaferi iu referua edhe bashkëpunimit ekonomik. Të dhënat e fundit, tha ai, tregojnë se këmbimi total tashmë ka arritur nivelin para pandemisë dhe investimet greke në Maqedoninë e Veriut janë në nivel të lartë dhe trendi i rritur pritet të vazhdojë.

Tasullas shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin ndërparlamentar si në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ashtu edhe në atë dypalësh dhe tha se ky bashkëpunim mund të kontribuojë shumë në rrugën tonë drejt BE-së.

Të dy bashkëbiseduesit i përsëritën zotimet për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar bilateral, si në nivel të kryetarëve të parlamenteve, ashtu edhe në nivel të Grupeve të Miqësisë dhe Bashkëpunimit. Njëherazi, shprehën gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të partneritetit strategjik përmes formave konkrete të bashkëpunimit dhe angazhimeve që do të sigurojnë ndërlidhje më të ngushtë ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Sesioni i nëntë plenar i Asamblesë Parlamentare të PBEJL përfundoi me miratimin e Deklaratës finale.

Related posts

Kovaçevski: Eurointegrimi i Maqedonisë është shëndruar në bisedë historie, ky është shantazh klasik

Gazetamax.mk

Do të shqyrtohet mundësia e vazhdimit të llogaritjes verore të kohës

Gazetamax.mk

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 82-të

Gazetamax.mk