GazetaMax
Ballina

Vdes në moshën 50-vjeçare bateristi Taylor Hawkins

Bateristi i grupit amerikan të Foo Fighters, Taylor Hawkins, ka vdekur në moshën 50-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur grupi nëpërmjet një postimi në Tëitter.

“Fryma e tij muzikore dhe e qeshura do të jetojnë me ne përgjithmonë”, shkruan grupi.

Hawkins u gjet i vdekur në një hotel në Bogota. Sipas asaj që raporton Reuters ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Një grup i madh fansash të grupit u grumbulluan jashtë hotelit ku u gjet trupi i Hawkins për t’i bërë homazhe bateristit. Foo Fighters ishte planifikuar të performonin në Kolumbi për herë të parë në tre vjet në Festivalin Estereo Picnic pas turneut të tyre në Amerikën Latine.

Disa grupe muzikore në mediat sociale shkruan se Taylor Haëkins ishte një nga ata bateristët që i binte instrumentit me zemër. Bill Kreutzmann, anëtar themelues dhe baterist i The Grateful Dead u shpreh se Taylor ishte një bateristi i mrekullueshëm dhe gjithmonë ishte kënaqësi të ishe pranë tij.

Gjatë intervistave të mëparshme, Hawkins është shprehur se iu desh pak kohë për të gjetur vendin e tij në grup, dhe se Dave Grohl nuk ia bëri kurrë të vështirë këtë gjë. Haëkins luajti me Foo Fighters për më shumë se dy dekada. Foo Fighters u formua në vitin 1994 nga Dave Grohl, pasi grupi i tij i mëparshëm Nirvana u shpërbë pas vetëvrasjes së këngëtarit kryesor Kurt Cobain. Ndërsa vizitoi Londrën në vitin 2001 bateristi mori një mbidozë heroine dhe kaloi dy javë në koma.

Related posts

Pozicionet më të mira për të fjetur për gratë shtatzëna

Gazetamax.mk

Haxhi Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi kurorëzohen

Gazetamax.mk

Cila temperaturë e trupit duhet ulur menjëherë me ilaçe, si dhe kur nuk është i nevojshëm trajtimi?

Gazetamax.mk