GazetaMax
Ballina

Vdes në moshën 55-vjeçar ylli i muzikës

Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare nga COVID-19 ylli i hip hopit, DJ Kay Slay.
Yll i hip hopit, Keith Grayson, i cili performoi si DJ Kay Slay dhe punoi me yje të të famshëm, ka vdekur nga komplikimet e COVID-19.
Vdekja e Grayson në moshën 55-vjeçare u konfirmua nga familja e tij në një deklaratë të dhënë për stacionin radiofonik të Neë Yorkut, “HOT 97”.
“Një figurë dominuese në kulturën hip hop me miliona fansa në mbarë botën, DJ Kay Slay do të mbahet mend për pasionin dhe përsosmërinë e tij me një trashëgimi që do të kapërcejë brezat”, thuhet në deklaratën e familjes.
Grayson u rrit në Harlem, teksa ka qenë ‘i zhytur’ në skenën e hershme të hip hopit në Neë York. Ai filloi si një artist adoleshent grafiti dhe u shfaq në dokumentarin hip hop të vitit 1983, “Style Wars”.

Ai filloi të shesë ‘mixtapes’ në cepat e rrugëve në fillim të viteve ’90 dhe publikoi albumin e tij të parë në studio, “The Streetsweeper, Vol. 1”, në maj 2003.
I ndjeri po ashtu publikoi disa albume të tjerë dhe punoi me njerëz si Nas, Kendrick Lamar, Jadakiss dhe Busta Rhymes.
“Hot 97 të tronditur dhe të pikëlluar nga humbja e DJ-së tonë të dashur Kay Slay”, tha radio në një deklaratë tjetër.

Related posts

Luftoni plakjen duke ngrënë këto lloje të frutave

Gazetamax.mk

Gjin Dodaj artisti i listes A në fushën e bukurisë

Gazetamax.mk

Bianca Junzell për herë të parë zbulon anën tjetër të saj, njihuni me misteret e këngëtares

Gazetamax.mk