GazetaMax
Lajme

Vdes në moshën 95 vjeçare, Xhafer Kadrija, ish luftëtarë i LNÇ-së

Tetovë, 5 Nëntor – Në moshën 95 vjeçare ka vdekur Xhafer Kadrija nga Kamjani i Tetovës, njëri nga pjesëmarrësit në Luftën Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste në Maqedoni, njoftojnë nga Organizata Komunale e Lidhjes së Luftëtarëve nga Tetova.

“Bashkimi i luftëtarëve nga Tetova me pikëllim të madh e pranoi lajmin se në moshën 95 vjeçare vdiq Xhafer Kadrija nga fshati Kamjan. Kadrija, si pjesëmarrës në LNÇ, morri pjesë në betejat për çlirimin përfundimtar të Jugosllavisë në Brigadën Dalmate, e cila arriti deri në kufijtë e Italisë dhe në çlirimin e qytetit të Trieshtes”, njofton organizata.

Për pjesëmarrjen e tij në LNÇ, këtë vit presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i ndau medaljen për guxim.

Related posts

Bekteshi: Plotësisht jam i fokusuar në krizën energjetike

Gazeta Max

“Burrneshat” e Prishtinës, zbresin në skenën e Teatrit Shqiptar në Shkup

Gazeta Max

Sot mbaron mundësia e studentëve për të aplikuar për shujtat studentore

Gazeta Max