GazetaMax
Ballina

Veliaj: Shqiptarët në Maqedoni janë më të fortë se kurrë! Së shpejti kemi edhe kryeministrin shqiptar…

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ngjarjen Parada Shqiptare e cila po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar tha se si asnjëherë më parë, ky 28 nëntor i gjen shqiptarët më të bashkuar së kurrë, jo vetëm nga karakteri festiv por edhe nga ai institucional dhe sukseset e panumërta që kanë arritur ndër vite.

Veliaj teksa foli për shtetin e Kosovës dhe krenarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë histori suksesi, sepse se shpejti do të kenë kryeministrin e parë shqiptar, teksa përmendi dhe projektin Korridori 8 si investimin më të rëndësishëm infrastrukturor që lidh të gjitha vendet e rajonit.

“Përshëndes të gjithë vëllezërit dhe motrat nga Maqedonia e Veriut, ju them se në Tiranë ju jeni në shtëpinë tuaj, ndaj uroj që edhe projekti madhor si Korridori 8 të përfundoj sa më shpejtë më punë intensive nga autoritetet shqiptare atje dhe kjo lidhje që e kemi të forcohet dhe më shumë. Shqiptarët në Maqedoni janë më të fortë se kurrë. Kemi një zëvendëskryeministër, shumë shpejt do të kemi dhe kryeministrin shqiptar, shqiptarët tashmë i kemi në pozita udhëheqëse në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri”, deklaroi Veliaj.

Related posts

Dini Casanova vjen me imazh të ri dhe projekt të ri

Gazetamax.mk

Mësoje trurin për të qenë i lumtur

Gazetamax.mk

Ju prezantojmë Tony me “Tanz Tanz”

Gazetamax.mk