GazetaMax
Ballina Lajme

Venko Filipçe rizgjidhet kryetar i LSDM

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) rizgjodhi të dielën Venko Filipçen si kryetar të partisë, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të drejtpërdrejta brendapartiake.

Filipçe, i cili ishte kandidati i vetëm në garë, mban këtë post që nga qershori i vitit 2024, kur u zgjodh pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit nga udhëheqja e partisë.

Procesi i votimit u zhvillua në 78 vendvotime në të gjitha organizatat komunale të LSDM-së, me qendrat e votimit të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.

Sipas të dhënave zyrtare nga partia, Komisioni Qendror Zgjedhor ka përmbyllur listën zgjedhore me gjithsej 23.712 anëtarë aktivë.

Related posts

33 vjeçari pa shkollë të mjekësisë punonte si mjek, ndërhyn Policia në Strugë

Gazeta Max

Hekurudhat me borxh prej 1.3 milionë euro ndaj kompanive energjetike

Gazeta Max

Adoleshentët po përjetojnë ankth dhe kjo mund të jetë arsyeja

Gazeta Max