GazetaMax
Ballina

“Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë”, Adriana Matoshi flet për stilin e saj në Kuvend

Adriana Matoshi flet për stilin e saj në Kuvend: Veshja nuk më bën as deputete të keqe as të mire.
Deputetja e Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjet Vetëvendosje, Adriana Matoshi është parë sot me një stil të veçantë në Kuvend. Ajo është parë në patika dhe në një veshje rozë dhe me duks
Kjo ka bërë që kjo veshje e saj të komentohet nëpër rrjetet sociale.
Ajo ka thënë se veshja nuk ju bën as deputete të mirë e as të keqe, gjersa ajo është artiste dhe se veshjet e saj janë artistike.
Sipas saj, ajo ka pritur që të këtë më shumë mbështetje nga gazetaret dhe se femrat duhet ta mbështesin njërap-tjetrën.
Për më shumë lexojeni statusin e deputetes dhe aktores, Matoshi:
Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!
Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj.
Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem në Kuvend.
Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!
Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjjo ka rëndësi!
Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret.
Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbështesin fuqishëm njëra – tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë.
Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzmim dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas.
Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!

Related posts

Adelinës gati i doli gjoksi nga fustani në paraqitjen e fundit!

Gazetamax.mk

Një hit ka ardhur nga Argjend Lloga quhet ” Lule Katalea “

Gazetamax.mk

David Dreshaj dhe Skerdi kane gati një super bashkëpunim

Gazetamax.mk