GazetaMax
Lajme

Vitin e ardhshëm përsëri rritje e pagës minimale

Shkup, 9 tetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot njoftoi se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm përsëri do të ketë rritje të pagës minimale.

“Vitin e ardhshëm përsëri na pret rritje e pagës minimale, pasi kemi ndryshuar metodologjinë. Tani ndikon edhe rritja e shpenzimeve së jetesës dhe rritja e produktivitetit, apo PBV-së në vend”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Kryeministri theksoi se me Odat ekonomike po bisedohet shumë hapur.

“Tani nuk është koha për të financuar profitabilitet, tani është koha për të financuar mbijetesën si për kompanitë ashtu edhe për kujdes ndaj kategorive më të ndjeshme”, theksoi kryeministri në konferencën për shtyp pasi shpalosi se Qeveria ka miratuar një pako të re masash në vlerë 350 milionë euro.

Related posts

Drejtori Zuher Rexhepi: Po bëjmë kryeqytetin në qytet ekologjik

Gazeta Max

Çerdhet nuk kanë marrë pagat e shtatorit

Gazeta Max

BE pranon të ndihmojë për zgjidhje të kontestit, Shkupi me pritje se kjo është e mundur për presidencën franceze

Gazeta Max