GazetaMax
Lajme

Vlera evropiane e jo kontroverze për hyrje në BE

Shkup, 22 prill –– Çdo vend kandidat duhet të vlerësohet sipas përparimit individual, ndërsa Maqedonia e Veriut ka përmbushur kriteret dhe duhet të vlerësohet sipas asaj. Letonia është mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në BE. Këtë mesazh e dërguan dje presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski dhe kolegu i tij nga Letonia Egils Levic, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në vendin tonë, informon Zhurnal.

Qëndrimi i Pendarovskit ishte që duhet të koncentrohemi në kriteret reale dhe të vërteta për hyrje në BE, dhe jo në zgjidhjen e çështjeve historike.

“Nëse koncentrohemi më dominant në zgjidhjen e çështjeve historike, asnjëherë nuk do të arrijmë marrëveshje. Nëse koncentrohemi në atë që është kriter real për hyrje në BE, sundimin e së drejtës, luftën kundër krimit, liritë e njeriut, ne mundemi shumë shpejtë të arrijmë deri te një zgjidhje të pranueshme. Nëse flasim se nëse në shekullin 11 Car Samoili ka qenë bullgar, maqedonas, armen etj, asnjëherë nuk do të arrijmë pajtim. Historia t’i ngelet historianëve. Unë, kolegu Radev, të gjithë ne nuk jemi të zgjedhur në zgjedhje që të zgjidhim çështje kush çfarë përkatësie etnike ka qenë në kohën e mbretërisë së Samoilit. Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët që të zgjidhim problemet e tanishme, standardin e jetës, investimet, jetë më të mirë”, tha Pendarovski.

Sa i përket futjes së bullgarëve në Kushtetutë, Pendarovski tha se ekziston vullnet politik edhe nga pala në pushtet edhe nga ajo në opozitë. Sipas tij, ngelet çlshtje kohe kur do të bëhet kjo dhe duhet garancë se pas kësaj pala bullgare nuk do të kërkojë përsëri ndryshim të Kushtetutës apo kërkesa tjera politike.

“Mendoj se mënyra më e mirë për t’u arritur marrëveshje, është një formulë sipas marrëveshjes së Prespës”, potencoi Pendarovski.

Presidenti Levic dje theksoi se Letonia gjithnjë ka dhënë mbështetje për zgjerimin e BE-së në rajon dhe Ballkanin Perëndimor, si për arsye strategjike, ashtu edhe për arsye ekonomike e politike, e tani veçanërisht në javët dhe muajte fundit ka një arsye shtesë, e ajo është arsyeja e sigurisë.

“BE gjithashtu është Union i shteteve demokratike, të cilat mendojnë njëlloj dhe kjo ka reperkuse edhe mbi gjendjen e sigurisë në Evropë dhe përshkak arsyeve gjeopolitike, ne japim mbështetje të fuqishme në zgjerimin dhe mendojmë se çdo vend kandidat duhet të vlerësohet sipas përparimit individual. Shohim se Maqedonia e Veriut ka përmbushur kriteret dhe duhet të vlerësohet për këtë. Letonia është mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Levic.

Levic konsideron se çështjet historike duhet të lihen anash dhe se ato nuk duhet të jenë arsye për t’u kontestuar kapaciteti i një vendi që të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Levic, ndërkohë, potencuan se është me rëndësi vitale të vazhdohet me procesin e eurointegrimit ët Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e konferencës ndërqeveritare sa më shpejtë të jetë e mundur dhe se çështjet me Bullgarinë duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit, jashtë procesit negociues.

Kovaçevski dhe Levic thanë se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është çështje e stabilitetit gjeopolitik për vet BE-në në kohë kur janë krijuar rrethana të reja nga invazioni rus në Ukrainë.

Me vendet fqinje, konsideron Kovaçevski, duhet të ndërtojmë ura të miqësisë, duhet të shohim drejt së ardhmes, informon Zhurnal. Sipas tij, nëse kthehemi në personalitetet e së kaluarës për të cilët ka mendime në shtete të ndryshme, kjo nuk do të jetë në interes të asnjërit dhe do të ndikojë keq në marrdhëniet mes dy shteteve.

“Ne jemi shtet që është e përcaktuar për anëtarësim në BE dhe që përmes dialogut tenton ta bëjë këtë dhe kuptohet të gjitha vendet e BE-së duhettë miratojnë kornizën negociuese të RMV-së sa më shpejtë të jetë e mundur”, theksoi Kovaçevski.

Me Bullgarinë, potencon kryeministri, zgjidhja duhet të kërkohet dhe të bazohet në bazë të vlerave evropiane, dinjitetin e qytetarëve të dy shteteve, në respektimin e përbashkët, por edhe të politikanëve, institucioneve në Bullgari dhe Maqedoni.

“Nëse zgjidhjen dhe bisedimet nuk i udhëheqim në këto principe atëherë shumë është e vështirë të arrijmë një marrëveshje. Shpresoj se ekziston hapësirë të ulemi dhe në bazë të këtyre principeve të udhëheqim bisedimet në të ardhmen”, theksoi kryeministri Kovaçevski./Zhurnal.mk

Related posts

Ministri Sali hapi Konferencën e 7 të mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme/Familjare të Europës Juglindore

Gazetamax.mk

Kovaçevski – Shole: Partneriteti strategjik asnjëherë më i fuqishëm

Gazetamax.mk

Nesër në Parlament dorëzohet propozimi që Penov të emërohet ministër i Vetqeverisjes lokale

Gazetamax.mk