GazetaMax
Lajme

“Vlojnë” pasaportat e arta pas luftës në Ukrainë, Maqedonia deri tani ka dhënë 119 të tilla

Shkup, 6 maj – VIP pasaporta e fundit me interes ekonomik në vendin tonë është dhënë në dhejtor. Viteve të fundit janë refuzuar dhjetëra kërkesa për dokumenta për qytetarë meritorë, transmeton Zhurnal nga DW.

“Pasaportat e arta” të cilat i japin disa nga vendet në Evropë dhe Ballkan, në këmbim për investime, dolën në sipërfaqe përsëri pas luftës në Ukrainë dhe sanksionet të cilat u vendosën në Rusi. Pas paralajmërimeve të shumta nga Bashkimi Evropian, Qiproja, Bullgaria dhe Malta e ngrinë këtë metodë për investuesit e pasur nga Rusia dhe Belorusia. Por, ende ka frikë se ekzistojnë vrima të mundshme për keqpërdorim. Gazeta gjermane Spiegel së fundmi ka shprehur brengat e saja se në disa vende të BE-së, rusët përsëri mund të bëhen qyytetarë të atjeshëm për para. Edhe pse praktika e tillë për fitimin e pasaportave të arta u ndalua përshkak luftës në Ukrainë, sipas informatave të Spiegel ende ka mënyra si të bëhen mashtrime. Si një nga vendet që ofron mundësi për këmbim investim-pasaportë, është edhe Maqedonia e Veriut, ndërsa praktikë të tillë ka edhe në Mal të Zi e cila i natyralizon të huajt për investim nga 250,000 euro dhe pagesën e 200,000 të tjerave.

“Komisioni Evropian në mbledhje e këshillit para Pashkëve ka njoftuar se qindra shtetësi rusëve u janë ndarë në shtete ishuj si Vanuatu dhe vendeve ballkanike si Mali i Zi. Me këto pasaporta, të cilat zakonisht blihen me shuma të mëdha, ato që i posedojnë mund të hyjnë në BE pa viza. Komisioni potencon se programe të ngjashme vijojnë edhe në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Moldavi, pas sulmit në Ukrainë”, shkruan Spiegel.

Në Bashkimin Evropian, të gjitha shtetet tani për tani e kanë suspenduar këtë mënyrë ruse. Qiproja madje u’a ka marë shtetësinë katër personave të cilët janë në listën e sanksioneve të BE-së.

Shtetësi me pare

Praktika për dhënien e “pasaportave të arta” në Maqedoni nuk është diçka e re dhe funksionin me vite. Kjo mundësi është regulluar me nenin 11 nga Ligji për Shtetësi të Maqedonisë së Veriut e cila parasheh i huaj i cili ka mbushur 18 vjet, mund të fitojë shtetësi nëse kjo paraqet interes nacional, ekonomik, sportiv, kulturor dhe të tjera. Qeveria me dekret ka konfirmuar kriteret për fitimin e kësaj VIP pasaporte.

“Në periudhën prej vitit 2005, deri në 3 maj 2022, shtetësi të tillë kanë fituar 119 persona me interes ekonomik”, thonë nga MPB për DW. Janë refuzuar dhjetëra kërkesa. Vendimi i fundit për vendim të tillë është sjellur më 20,12,2021, dy muaj para invazionit rus të Ukrainës dhe sanksionet që vijuan.

Ndryshime ligjore

Mbi 370 shtetas të huaj viteve të fundit kanë fituar VIP pasaporta në bazë të ndryshme sipas nenit 11 nga ligji për shtetësi. Sipas ligjit për mbrojtje tëtë dhënave, institucionet përkatëse nuk publikojnë të dhëna për personat që kanë fituar shtetësi maqedonase. Por, në opinion në të kaluarën si raste më kontroverze u përmendën emrat e biznesmenit indian Subrata Roj dhe djemve të tij, të cilët në vitin 2013, nga ana e ish kryeministrit Nikolla Gruevski u paraqitën si investitorë të mëdhenj në Ohër. Në verën e vitit 2013, djali më i vjetër i Subrata, Seemanto Roj fitoi shtetësi maqedonase, e mpas disa muajve “pasaportë të artë” fitoi edhe vëllau i tij Sushanto. Por Subrata Roj periudhë të shkurtë qëndroi e më pas u arrestua dhe u dënua në Indi për keqpërdorime. Paralajmërimet për investime dështuan, por familja Subrata ende i posedon pasaportat maqedonase.

Por, në vitete e fundit, përskaj investuesve të huaj, VIP pasaporta në vendin tonë fituan edhe sportistë, të cilët përfaqësuan flamurin maqedonas dhe arritën suksese ndërkombëtare.

Në vitet e fundit dolën emra të njohur sikurse basketbollisti Lester Bo Mejkeleb, hendbollistet Andrijana Budiir dhe Indira Kastratoviç, Oksana Masllova, Viktor Fridman, Oliveira, Kenion Xhons, Markiz Grin, Sergej Turçenko… Edhe aktori i njohur kroat Rade Sherbexhija u bë maqedonas në vitin 2014./Zhurnal.mk

Related posts

Hapet Interrer – IPA Programi ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2021-2027, mbi 30 milionë euro për projekte

Gazetamax.mk

Mungesa e ngrohjes zbrazi shkollat, klasat e ftohta të papërshtatshme për mësim

Gazetamax.mk

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Suedisë, Ami Larson Xhein

Gazetamax.mk