GazetaMax
Lajme

VMRO-DPMNE nuk heqë dorë nga zgjedhjet e parakohshme, i planifikojnë në maj 2023

Shkup, 28 dhjetor – Zgjedhje të parakohshme parlamentare propozon VMRO-DPMNE në periudhën mes 14 dhe 21 majit të vitit të ardhshëm. Fushata zgjedhore do të fillonte më 25 prill, ndërsa qëllimi i atyre zgjedhjeve, siç brifojnë nga partia, është rifillimi i sistemit dhe vendosja e stabilitetit më të madh.

Nga VMRO-DPMNE thonë se për momentin gjendja politike në vend është e padurueshme si mes partive asthu edhe brenda disa partive, përkatësisht në LSDM, BDI dhe Alternativa.

Duke pasur parasysh atë që pushteti për momentin është në qëndrim tërësisht të kundërt se nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme dhe se duhet të shkohet në zgjedhje të rregullat në vitin 2024 nga VMRO-DPMNE thonë se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat për ta arritur qëllimin e vet dhe se do të jenë kreativ në gjetjen e mënyrës për mbajtjen e atyre zgjedhjeve.

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së mbetet i njejtë edhe lidhur me ndryshimet kushtetuese përkatësisht nuk mbështesin ndryshimet kushtetuese, Për momentin, ndërkaq lidhur me atë nëse zgjedhje të tilla do të mbështetnin nëse pranohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga partia thonë se ky është proces serioz drejt të cilit do të qasen seriozisht duke i pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësisë së kësaj çështjeje. Shtojnë se ata si parti e mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se nëse ka zgjedhje hollësisht në programin e tyre parazgjedhor do të cekin se vendi do të vazhdojë në atë rrugë që do të prezantohet në mënyrë transparente para votuesve të cilët nëse ka zgjedhje do të vendosnin nëse do ta japin mbështetjen për politikën që e ofron kjo parti.

Lidhur me paralajmërimet e shefit të diplomacisë, Bujar Osmani se nga java e ardhshme do të fillojnë bisedime intensive për zbatimin e ndryshimeve, nga VMRO-DPMNE cekin se ata nuk kanë problem të marrin pjesë në takime të tilla nëse ftohen, por se në to do ta përsërisin qëndrimin i cili tashmë është i njohur për opinionin.

Në brifingun e sotëm të partisë prezantuan anketë, sipas të cilës nëse për momentin do të mbaheshin zgjedhje, VMRO-DPMNE do të fitonte mbështetje prej 19,4 për qind, LSDM dhe BDI 6,4 për qind.

Lidhur me atë se kë do të donin të shihnin si partner të tyre në qeverinë e ardhshme, nga VMRO-DPMNE thonë se ato do të ishin parti opozitare shqiptare për të cilat edhe pse dakordohen se nuk e kanë fuqinë të cilën për momentin e ka BDI-ja, megjithatë konsiderojnë se ekziston pakënaqësi e madhe edhe tek trupi votues i shqiptarëve etnik të cilët besojnë se do të nxitnin ndryshime të caktuara në atë drejtim.

Sipas VMRO-DPMNE-së, është e dëmshme BDI të ketë një monopol të këtillë në shtet.

Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se zgjedhjet presidenciale do të jenë të pasuksesshme, por megjithatë nuk cekën konkretisht nëse do të marrin pjesë në to, duke cekur se të gjitha vendimet sillen me konsensus ndërpartiak, ndërkaq për momentin ka konsensus për zgjedhje parlamentare

Related posts

Qeveria duhet të bëjë llogari shtesë, caktohet takim tjetër me sindikatën e USHCM

Gazetamax.mk

Shtyhet seanca për rastin “Llaskarca”, mungoi inspektuesi Zekirija Zekiri

Gazetamax.mk

Kuvend, në rend dite zgjedhja e zëvendësministrave të rinj

Gazetamax.mk