GazetaMax
Lajme

VMRO-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit

Shkup, 4 Maj – VMRO-DPMNE-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit në rast se deri më 10 maj nuk plotësohen kërkesat e saj, ndër to edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo bllokadë sipas Aleksandar Nikollovskit do të zgjas deri në rrëzimin e këtij pushteti.

“LSDM-ja ka kohë që deri më 10 maj të merremi  veshtë për një takim liderësh ku do të caktojmë datën për zgjedhje të parakohshme”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Kjo bllokadë aktive, sipas Nikollovskit do të zgjasë në vazhdimësi deri në ndryshimin e qeverisë, gjegjësisht deri në marrëveshjen eventuale për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e sotme miratoi konkluzionin për fillimin e bllokadës aktive të punës së Kuvendit. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 10 maj dhe nënkupton bllokadë të të gjitha zgjidhjeve dhe rregulloreve të dëmshme ligjore që vijnë nga Qeveria e LSDM-së dhe dhe BDI-së, tha sonte nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski.

Related posts

Ministri Shaqiri në përkrahje të mësimdhënësve në aktivitetet e tyre shkollore

Gazeta Max

Taravari mobilizon Tetovën, nesër takim historik

Gazeta Max

Në Komunën e Çairit u mbajt Mbledhje Komemorative për profesor Adnan Again

Gazeta Max