GazetaMax
Lajme

VMRO: Nuk kemi marrë ftesë për bisedime për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 4 janar – VMRO-DPMNE-ja deri më tani nuk ka marrë ftesë për çfarëdo lloj bisedimesh për ndryshimet kushtetuese, por siç theksojnë ata nuk do të refuzojnë takim, por do të përsërisin se nuk do të mbështesin ndryshime kushtetuese.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk është problem që të marrin pjesë, por se në takimet e tilla do të përsëritet se nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe se kjo përbërje qeveritare nuk e ka mandatin për një gjë të tillë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot deklaroi se deri më tani ka pasur koordinime joformale, por se konsideron se ky vit duhet të fillohet me setin formal të konsultimeve dhe debateve publike.

“Debate publike në të cilat do të përfshihen edhe politikanët, do të përfshihen edhe organizatat joqeveritare, ekspertët, gazetarët, publiku, që të bisedojmë se cilat janë argumentet kundër dhe pro ndryshimeve kushtetuese”, tha Osmani.

Ai vlerësoi se duhet të bëhet dallimi mes thelbit të problemit, e ai është a janë ndryshimet kushtetuese problematike dhe interesi partiak politik rreth ndryshimeve kushtetuese.

Related posts

Çupeska: Ukraina na kujton plagët që kemi marrë edhe ne si shtete të Ballkanit

Gazeta Max

9 të vdekur dhe mbi 20 mijë të evakuuar nga përmbytjet në Itali

Gazeta Max

Kuvendi sot hapë debatin për zgjedhjen e Penovit për ministër

Gazeta Max