GazetaMax
Lajme

Vrasja e kushëririt në Viti, 71 vjet burg për të akuzuarit

71 vjet burgim ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen e kushëririt në Viti.
Me 71 vjet burgim janë dënuar pesë persona me inicialet B.I, F.I dhe S.I, I.I dhe I.I (2). lidhur me vrasjen e kushëririt më 2 maj të vitit 2019 në fshatin Sadovinë e Qerkezëve në Viti për çështje pronësore.
Sipas vendimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, të akuzuarit B.I, F.I dhe S.I janë dënuar me nga 21 vjet secili për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Kurse I.I dhe I.I (2), janë dënuar me nga katër vjet burgim veç e veç për “lëndim i lehtë trupor”.
Këtë dënim ata do ta vuajnë pasi që vendimi do të bëhet i plotfuqishëm.
Vrasja e ndodhur mbi dy vjet më parë kishte të bënte me një pronë kontestuese në mes të kushërinjve.
Me datë 02.05.2019, në ora 09:30 minuta, në fshatin Sadovinë e Qerkezëve të Komunës së Vitisë, të akuzuarit B. I., S. I. dhe F. I., me dashje në bashkëkryerje dhe për motive pasurore-pronësore kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M. I., në atë mënyrë që fillimisht shkojnë për të punuar në pronën kontestuese e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së tani të ndjerit, ku i ndjeri me familjarët e tij dalin që të bisedojnë me të akuzuarit për të arritur një marrëveshje, por të akuzuarit refuzojnë dhe më pas vazhdojnë me fyerje, duke eskaluar situata në konflikt fizik dhe me mjete të forta mprehëse si drunjë dhe shufra metalike e godasin tani të ndjerin në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, ku fillimisht i akuzuari S. I. e godet në pjesën e pasme të kokës, pas tij edhe i akuzuari F. I. godet pas kokës dhe në fund edhe i akuzuari B. I., godet 2-3 herë në këtë mënyrë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e gjykatës së Gjilanit

Related posts

Drejtori Halili për vizitë në Jeruzalem, prezantohen arritjet më të fundit teknologjike

Gazetamax.mk

Anulohet seanca e 74, shkak mungesa e deputetëve

Gazetamax.mk

Qeveria dëshiron të parandalojë lajmet e rreme për krizën energjetike, do të informojë rregullisht

Gazetamax.mk