GazetaMax
Lajme

Vrasja në Tetovë ka tronditur opinionin, ngritët alarmi për rreziqet nga rrjetet sociale

Tetovë, 23 Dhjetor – Vrasja në Tetovë, ngjarje tronditëse në të cilën janë të përfshirë adoleshent, alarmon për rrezikun që i kanosët shoqërisë nga shfaqja e shpeshtë e dhunës tek të rinjtë. Pyetja që parashtron çdokush është, pse kaq shumë agresivitet tek të rinjtë? Sociologët vrasjen në Tetovë e shohin si rezultat të krizës sociale të kohëve moderne dhe alarmojnë që prindërit të monitorojnë fëmijët gjatë kohës që ata kalojnë në rrjetet sociale. Fëmijët po rriten duke parë kur të duan video apo informacione përmes të të cilave promovohen antivlera dhe përmbajtje joedukuese.

“Dhuna rinore është rezultat i krizës sociale të kohës moderne në përgjithësi dhe i asaj të vlerave të mirëfillta në veçanti. Sot devijimet sociale nuk janë më teori që mësohet në sociologji por përditshmëri. Dobësimi i folesë familjare dhe i shkollës, kultura e emancipimit negativ, degradimi etik dhe dobësimi i instancave dhe mekanizmave edukues na sjellin deri te një gjendje trishtuese, deri te pamje rrëqethëse që na prekin të gjithëve. Është koha për mobilizim individual, secili të vigjilojë mbi fëmijën e vet, të punojë tepër për ta ruajtur nga të zezat dhe tmerret e kohës. Fjalë, këshillë, dashuri, sërish fjalë, bisedë e zemrës, shembull personal – kjo është një nga recetat”, tha Ali Pajaziti – sociolog.

Komunikologu Bojan Kordallov, thotë se nuk mund të shmangim faktin që jetojmë në kohën e digjitalizimit, por sipas tij institucionet duhet patjetër të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe konkret për edukimin e mësimdhënësve, prindërve dhe të gjitha strukturave që kanë të bëjnë me edukimin e brezave të rinj.

“Fëmijët sot lindin në kohë digjitale. Gjëja e parë që ata shohin është telefoni, kur dikush i fotografon. Duke pasur parasysh këtë duhet të përgatitemi edhe si të rritur, por edhe si institucione. Nëse duam të parandalojmë shfaqjen e ngjarjeve negative Duhet të punojmë shumë në reputacionin, sjelljen e fëmijëve në internet.

Megjithatë, jo vetëm të themi se çfarë nuk duhet. Sepse në vazhdimisht aty fokusohemi. Duhet të tregojmë se çfarë duhet. Të rritur të mbrojtur dhe edukuar, institucione të mbrojtëse do të bëjnë që të rinjtë të shohin se rriten në një periudhë digjitale, por se janë të mbrojtur”, Bojan Kordallov- komunikolog.

Një nga aplikacionet ku të rinjtë, por edhe të rriturit kalojnë kohën e tyre është Tik-Tok-u. Shumë shtete kanë vlerësuar se ky aplikacion ka ndikim negativ tek të rinjtë në veçanti, andaj kanë ndaluar plotësisht këtë aplikacion. TikTok vazhdon të akuzohet për mashtrim dhe mungesë të sigurisë edhe nga SHBA-të.

Related posts

Disa të rinj bllokohen nga bora dhe stuhia në Kodrën e Diellit, policia arrinë t’i shpëtoj

Gazeta Max

Mariçiq: BE-ja nxiton për zgjidhje në qershor, por zgjidhje do të ketë vetëm me interesa të mbrojtura maqedonase

Gazeta Max

Faturat e larta të rrymës rrezikojnë punën e hoteleve

Seancë e Komisionit kuvendor juridiko-ligjdhënës

Gazeta Max

Rexhepi-Zejd tërhiqet nga pozita e anëtarit të Grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentin rus

Gazeta Max

Lokalizohet zjarri në Drenovec të Tetovës, duke mos lejuar që të afrohet te shtëpitë

Gazeta Max