Vuçiq: Nuk duhet të bëhemi kurrë anëtarë të NATO-s, ata vranë fëmijët tanë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk duhet të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, sepse sipas tij kjo aleancë vrau fëmijët serbë.
“Disa thonë “kurrë mos i thuaj jo NATO-s”, dhe përgjigja ime është se duhet të kemi marrëdhënie të mira me ta sepse janë shumë të mëdhenj dhe të fortë, por nuk duhet të shkojmë kurrë në NATO sepse nuk duhet të harrojmë të gjithë fëmijët që ata na vranë dhe ne duhet të jemi mjaft të fortë për të mbrojtur qiellin dhe vendin tonë”, citohet të ketë thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton Reporteri.
Këtë deklaratë Vuçiq e ka bërë gjatë një tubimi parazgjedhor në Serbi.
Dje janë bërë 23 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.
Të fundit në përqindje
Shkup, 27 janar – Marrëveshjet nga “Ballkani i Hapur”, të cilat parashikojnë punëtorët nga Maqedonia, Serbia
Shkup, 27 janar – Në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një mekanizëm i cili
Shkup, 27 janar – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie
Shkup, 27 janar – Nga fillimi i gjysmës së dytë të vitit shkollor nuk është shënuar
Shkup, 27 janar – Në vitin e ardhshëm pres forcimin edhe më intensiv të solidaritetit dhe