GazetaMax
Lajme

Vuçiq: Takim i vështirë, s’ka dorëzim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar një fotografi nga takimi i së hënës në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politike të Jashtme, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiqi e ka cilësuar këtë takim të vështirë, duke thënë se ashtu pritej të jetë.

“Takim i vështirë. E pritur. Nuk ka dorëzim”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Takimi trepalësh midis Kurtit, Vuçiqit dhe zyrtarëve evropianë, është ende duke u zhvilluar, ndërkaq pas tij pritet të ketë konferencë për media nga Borrelli.

Ky takim po zhvillohet pas takimeve të veçanta të zyrtarëve të BE-së me Kurtin dhe Vuçiqin.

Fokusi takimeve është mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Related posts

“Trafikim me fëmijë”, paraburgim për katër persona

Gazeta Max

Pasholli në mbledhje të kryetarëve të Komisioneve të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të IEQ-it në Beograd

Gazeta Max

Maturantët japin provimin e dytë ekstern, më tepër të interesuar për gjuhën angleze

Gazeta Max