Xavi flet pasi ekipi i tij e shkatërroi Realin

Date:

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk mund ta fsheh gëzimin pasi e shkatërroi Real Madridin në “El Clasicon” e mbrëmshme.

Ish-mesfushori kreativ e mori në dorë ekipin teksa ishte në krizë rezultatesh duke e ngritur lartë dhe si kulmi arriti me fitoren e thellë, 4:0 në “Santiago Bernabeu”.

Pierre-Emerick Aubameyang realizoi dy herë në këtë ndeshje të madhe, ndërsa

Ronald Araujo e Ferran Torres realizuan po ashtu në kryeqytetin spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.

“Jam mjaft krenar, mjaft i lumtur. Kjo është një ditë që e tërë Barcelona duhet ta shijojë”, deklaroi Xavi.

“Ne nuk kishim shumë gëzime në ndeshjet e fundit, posaçërisht në El Clasico. Dhe, unë po ashtu si trajner i Barçës jam një Cule (fans i Barçës). Ne do të festojmë për këtë fitore, nuk ka dyshim për këtë. Tash e kemi pushimin dhe e kemi mundësinë ta shijojmë këtë periudhë”, vazhdoi ai.

“Është e vështirë të fitosh 4:0 në Bernabeu dhe duhet ta shijojmë këtë. Jam krenar me atë që e bënë këta lojtarë. Nuk ishte një ndeshje perfektë, por ishte spektakolare. Ne dhamë mesazhe se jemi në rrugën për t’u kthyer lart”, nënvizoi Xavi.

Fitorja e mbrëmshme ishte e gjashtë radhazi për Barçën në La Liga.

Katalunasit e zënë vendin e tretë aktualisht me 12 pikë më pak se Reali.

Xavi nuk është shumë optimist sa i përket titullit, por thotë se ka ende shumë pikë në lojë dhe se nuk i dihet kurrë.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

E keni dëgjuar super bashkëpunimim ” Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Ata janë artistë të njohur të folkut shqiptar, me...

Njihuni me Bajrush Berisha që solli në Ramazan “Mirësevjen Dashuri”

Ai është vetëm 22 vjeç por që kur ka...

Grubi: Ftoj edhe VMRO-në të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të...

Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Ai është një djalosh bukurosh me origjinë nga Prizreni...