GazetaMax
Lajme

Xhaferi – Dashtevski: Zgjedhje të drejta sipas vlerave evropiane dhe kontribut në përparimin drejt BE

Sot, me ftesë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u realizua takim me kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e Komisionit, sepse sigurimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike është mandat i kësaj Qeverie, por edhe obligim i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në fjalën e vet hyrëse, Kryeministri Xhaferi theksoi se, sigurimi i zgjedhjeve nuk do të thotë vetëm sigurim në aspekt të rregullativës ligjore dhe të minimum standardeve, por edhe bashkëveprim i ndërsjellë që të mund të parashikohen kriza potenciale dhe të propozohen skenarë dhe zgjidhje që do të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e atyre krizave. Kjo gjithsesi është me rëndësi sepse krahas obligimeve tjera, të dyja institucionet bashkë kanë edhe obligim për të mbrojtur reputacionin e institucioneve dhe të përforcojnë besimin e qytetarëve në vetë procesin zgjedhor. Dhe kjo do të arrihet vetëm nëse me vepra konfirmohet se me të vërtetë janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e tyre dhe mundësimin e realizimit të drejtës së vet.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Dashtevski, e përshëndeti propozimin e Kryeministrit Xhaferi për koordinim, sepse KSHZ-ja si trup përgjegjës për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve, dhe me këtë rast i pavarur, i paanshëm, përgjegjës dhe profesional në punën e vet, ka nevojë për mbështetje edhe nga institucionet tjera.

Në takim u shkëmbyen informacione lidhur me përgatitjet e nevojshme për zbatimin e zgjedhjeve të ardhshme. Nga të dyja palët u theksua kompetenca ligjore, por edhe vullneti politik, për procese zgjedhore të lira, të drejta dhe demokratike në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit, në të cilat, si dhe në disa cikle të mëparshme zgjedhore, qytetarët do të bëjnë lirshëm zgjedhjen e tyre.

Kryeministri Xhaferi theksoi se Qeverinë që ai e drejton punon në përputhje me rregulloret ligjore për periudhën parazgjedhore dhe se është e vendosur me vendosmëri që institucionet kompetente të organizojnë dhe zbatojnë zgjedhje të drejta, sipas praktikave dhe standardeve më të mira evropiane.

Konstatim i përbashkët nga takimi ishte se Republika e Maqedonisë së Veriut, është në rrugën evropiane, praktikon vlerat evropiane dhe nevojitet një fokus i fortë nga të gjitha subjektet politike dhe një narrativ i respektit të ndërsjellë, për zgjedhje të drejta dhe demokratike të cilat do të kontribuojnë për një progres drejt Bashkimit Evropian.

Related posts

Gastronomët përballen me vështirësi të shumta

Gazeta Max

Riorganizimi i ministrive, në përmbajtje e jo vetëm në emra

Gazeta Max

Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

Gazeta Max