GazetaMax
Lajme

Xhaferi – Fajon: Qëllimi real është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

Shkup, 18 tetor – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot u takua me nënkryetaren e Qeverisë dhe ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajonin.

“Duke shprehur kënaqësi për takimin e sotëm me miken tonë shumëvjeçare dhe mbështetësen nga Republika e Sllovenisë, Kryetari Xhaferi falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovenisë në realizimin e dy qëllimeve tona shtetërore strategjike, anëtarësimi në NATO dhe në BE në dekadat e kaluara. Ai informonte për procesin aktual të skriningut të cilit i paraprinte procesi i konsultimeve dhe qëndrimi i Kuvendit për Qeverinë për respektimin e veçorive të identitetit të popullit maqedonas dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale jashtë klasterëve gjatë negociatave”, informoi pres shërbimi i Kuvendit.

Në takim u bisedua edhe për harmonizimin e plotë të shtetit me politiken e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, si indikator i qartë për zotimet e pakushtëzuara dhe përkushtimin në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Union.

“Me vizitën e saj të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë funksion, në vitin kur shënohet 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, e nderuara Fajon e konfirmoi përcaktimin personal dhe shtetëror për mbështetje të plotë të vendit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Njëherazi, ajo i theksoi potencialet që ekzistojnë për bashkëpunim në planin bilateral si edhe në fushën e ekonomisë dhe arsimit, sidomos në periudhën e ndryshimeve globale kur gjithnjë e më shumë nevojiten masat e solidaritetit dhe veprimit të përbashkët. Shprehu kënaqësi të veçantë për procesin aktual të skriningut dhe faktin që vendi ka mbi 40 përqind harmonizim me legjislacionin e BE-së, fakt që e bën qëllimin e nënvizuar për anëtarësimin e vendit në BE në vitin 2030 të realtë dhe të arsyeshëm” thuhet në kumtesë.

Bashkëbiseduesit e përshëndetën nënshkrimin e marrëveshjes me Fronteksin në gjuhën maqedonase, me të cilin drojat ekzistuese vërtetohen si të paarsyeshme. Për potencialet që ekzistojnë në vetë diasporën, përfshirë këtu edhe diasporën studentore në Slloveni, u përfundua se duhet të vazhdohet me kultivimin dhe avancimin edhe në të ardhme.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Grupit të Bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, Aleksandar Veljanovski, ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Millan Predan dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Related posts

Prej nesër 100 të punësuar në “Ujësjellës dhe Kanalizim” do të ngelin pa punë

Gazetamax.mk

Rusia vazhdon të jetë aktive në Ballkanin Perëndimor përmes lajmeve të rrejshme

Gazetamax.mk

Kosovari ther me thikë bashkëshorten në Austri

Gazetamax.mk