GazetaMax
Lajme

Xhaferi, Kërmovit: Ka dy vite që të mbaj ligjërata, s’ke mësuar asgjë!

Shkup, 18 tetor – Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi është përfshirë në një debat me deputetin e “Levicës”, Boris Kërmov lidhur me rregulloren e Kuvendit.

Siç përcjellin mediat online Xhaferi ka turpëruar deputetin Kërmov duke i thënë se për dy vite është duke i mbajtur ligjërata për rregulloren e Kuvendit dhe i njëjti s’ka arritur të mësijë asgjë.

“Dy vite të mbajë ligjërata për rregulloren dhe përsëri s’ke mësuar asgjë”, ka deklaruar Xhaferi, përcjell Indeks.mk

Kjo nuk është hera e parë që krye-parlamentari Xhaferi “kapet” me deputetët e “Levicës” të cilëve së fundmi u ka refuzuar kërkesën e dorëzuar në Kuvend për referendum.

Related posts

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në fushën e politikës energjetike, thekson KE-ja

Gazeta Max

Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE

Gazeta Max

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë

Gazeta Max