GazetaMax
Kuriozitete

Xherdan Shaqiri gjen përsëri golin me Chicago Fire në MLS

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka shënuar përsëri goli me skuadrën e tij Chicago Fire në Mayor League Soccer (MLS).
Chicago Fire është mposhtur në shtëpi nga New York Red Bulls me rezultat të ngushtë 2-1, edhe pse ishin në epërsi gjatë pjesës së parë.
Goli i vetëm për vendasit u shënua pikërisht nga ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili kompletoi transferimin e tij nga Lyoni gjatë janarit.

Shaqiri u tregua i saktë duke shënuar nga penalltia për epërsinë e ekipit të tij 1-0.
Ky gol erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes.
Vlen të theksohet se ky ishte goli i dytë për djaloshin gjilanas në MLS, teksa ka edhe dy asistime.

Related posts

Justin Kluivert pajtohet t’i bashkohet Fulhamit

Gazeta Max

Man City ka gati alternativën për Bernardo Silva

Gazeta Max

Champions League vazhdon sonte me 8 ndeshje – vëmendja te Chelsea-Milan

Gazeta Max