GazetaMax
Lajme

Zbulohet përmbajtja e letrës personale që Melania Trump i dërgoi Vladimir Putin

Letra personale e zonjës së parë të SHBA, Melania Trump, dërguar presidentit rus Vladimir Putin për çështjen e sigurisë së fëmijëve është bërë publike.

Letra iu dorëzua Putinit nga presidenti Donald Trump gjatë takimit të tij në Alaska, të premten e kaluar.

Bëhet fjalë për një letër personale që trajtonte situatën e fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi, veçanërisht ata që dyshohet se janë të rrëmbyer.

Ukraina ka pretenduar më parë se Rusia ka marrë me forcë dhjetëra mijëra fëmijë nga familjet e tyre dhe i ka çuar në territorin rus. Nga ana tjetër, Moska ka deklaruar se po mbron fëmijët më të cenueshëm nga zona e konfliktit.

“Duke mbrojtur pafajësinë e këtyre fëmijëve, ju do të bëni më shumë sesa t’i shërbeni vetëm Rusisë, ju i shërbeni vetë njerëzimit”, shkroi ajo në letër.

Megjithatë, letra, e cila u shpërnda fillimisht nga Fox News dhe më pas nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, nuk përmend pretendime specifike dhe as nuk përmend Ukrainën me emër.

Related posts

Rama synon 10 kandidatë në Fier, reagon Bardhi: Objektivat e tij si premtimet kur erdhi në pushtet

Gazeta Max

​Rusët mobilizojnë mercenarë nga Ballkani, drejtues i rekrutimit është krimineli serb Dejan ‘Deki’

Gazeta Max

Kovaçevski – Shole: Mbështetje e madhe nga SHBA-ja për Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max