GazetaMax
Lajme

Zekiri dëshmoi kundër Rashkovskit: Qeveria nuk mundet të shqiptojë gjoba dhe të matë shpejtësi (video)

Shkup, 28 shtator – Ish sekretari gjeneral në Qeveri, Muhamed Zekiri, sot ka dëshmuar kundër ish paraardhësit të tij në këtë institucion, Dragi Rashkovski. Prokurorja Ivana Trajçeva ka pyetur për sistemet që kishte blerë Rashkovski, siç është softueri për të cilin thuheshte se as nuk ndizej, por ehde për sistemin për identifikim biometrik i cili, sipas prokurorisë, është dashur të matë orarin e punës, informon Zhurnal.

“Nuk kam qenë i njoftuar për softuerin për matjen e shpejtësisë dhe shqiptimin e gjobave. Sa e di unë, Qeveria nuk mund të shqiptojë gjoba dhe të matë shpejtësi”, tha Zekiri.

Ai shtoi se nëse duhet të blehet softuer për institucion tjetër, si përshembull për MPB-në, atëherë kërkesa duhet të bëhet së pari nga vet MPB-ja e më pas Qeveria të mer vendim dhe t’i dorëzohet institucionit.

Sa i përket sistemit për identifkim biometrik për të cilin Trajçeva tha se është blerë për të matur orarin e punës, e ish drejtori për mbrojtje të të dhënave personale tha se nuk mund të përdoret sipas rregullave ligjore.

Ai tha se në seancat qeveritare ku ai ka marë pjesë, nuk është biseduar fare për sistemin për identifikim biometrik.//Zhurnal.mk

Related posts

“Konkurset për punë dëmtojnë edhe më shumë të pa punët, shpenzime për aplikim në fund pranohen ata që janë të deleguar”

Gazeta Max

Tragjedi në Prilep, daja vret nipin dhe djalin e tij, më pas vetëvritet

Gazeta Max

Fronti Europian nga Qendër Zhupa: Do të jemi çelësi për formimin e Qeverisë

Gazeta Max