Shkup, 27 maj – Ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Muhamed Zekiri ka tentuar sot të bindë gjykatësit e Apelit se nuk do të ikë nëse e lirojnë nga paraburgimi, por njëkohësisht as nuk do të ndikojë te askush ashtu siç pohon Prokuroria. Ai ka ofruar dhe garancë, e cila sipas Mirosllav Vujiq, është e përbërë prej patundshmërive. Njëkohësisht ekipi i avokatëve kanë deklaruar se Zekiri nuk e ka ndërmend të ikë dhe të fshehet në Gjermani, ku qëndrim të regullt kanë prindërit e bashkëshortes së tij, duke shtuar se për momentin edhe ata ndodhet këtu në Maqedoni. Avokati i dytë i Zekirit, Vlladimir Andreevski, gjykatësve u tha se paraburgimi nuk është mënyrë që të bëhet presion i dyshuari të pranojë fajin, informon Zhurnal.
“Nuk kam as qëllim e as pse të ikë dhe të fshihem nga organet e ndjekjes. Dua të rikujtoj se nga procedura parahetimore unë kam qenë në dijeni për këtë përshkak funksionit që kryeja. Unë nënshkrova të jepen të gjitha dokumentet që janë kërkuar nga unë. Po të doja të ikja, kam patur hapësirë më tepër se një vit sepse e dija se po udhëhiqet procedurë. Kur u propozua paraburgim për mua, unë dhash dorëheqje, që të mos e pengoj hetimin kundër meje. Nuk mendoj e as nuk kam pse të ikë. Jam person familjar, kujdesem për katër fëmijë, kam dy fëmijë nga martesa e parë, një nga martesa e dytë dhe një djalë nga bashkëshortja ime i cili është i mitur. Sa i përket prindërve të bashkëshortes që banojnë në Gjermani, dua të them se ata jetojnë tani në Maqedoni. Kanë qëndrim të regulluar. Ata jetojnë së bashku me ne. Dua procedura të jetë fer dhe të dëshmoj se jam i pafajshëm në këtë procedurë”, thotë Zekiri.
Por ndaj kësaj deklarate ashpër reagoi prokuroria. Ata konsiderojnë se Zekiri nga liria mund të pengojë procedurën parahetimore.
“Propozojmë të refuzohet si e pabazë ankesa e Muhamed Zekirit. Gjykata Penale me të drejtë kanë konsideruar se derisa zgjatë procedura parahetimore, ka dyshime se i dyshuari mund të ikë nëse lirohet. Gjykata me të drejtë ka konsideruar se përskaj mundësive materiale dhe familjare, rrethanat se ka familje më të afërt nuk ofrojnë garanca se ai nuk do të ikë, veçanërisht që ka familjarë të afërt të bashkëshortes të cilët jetojnë në Gjermani. Duhet të mbledhen dëshmi materiale dhe verbale, dëgjimin e dëshmitarëve. Në këtë fazë i akuzuari mund të ndikojë te dëshmitarët që të shmangë përgjegjësi penale. Garanca e ofruar nuk korespendon me lartësinë e dëmit. Ajo nuk mjafton. Me shfuqizimin e masës së paraburgimit, nuk mund të garantohet se ai nuk do të ikë”, sqaroi Prokuroria.
Gjykatësit e Apelit kanë afat 24 orë të sjellin vendim nëse Zekiri pas pothuajse dy muajve, mund të lihet i lirë nga burgu i Shutkës.
Ai dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare si dhe dëmtoi buxhetin prej rreth 800 mijë euro./Zhurnal.mk