Ministri aktual i Transformimit Digjital të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, do të emërohet ministër i ri i Mbrojtjes. Lajmi u konfirmua nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas Zelenskyt, ky vendim synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe modernizimin e mëtejshëm të sektorit të sigurisë, në një kohë kur Ukraina vazhdon të përballet me sfida të mëdha të sigurisë.
Mykhailo Fedorov është i njohur për rolin e tij kyç në digjitalizimin e institucioneve shtetërore dhe zhvillimin e shërbimeve elektronike në Ukrainë. Emërimi i tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes shihet si përpjekje për të integruar teknologjinë dhe inovacionin në fushën e mbrojtjes dhe ushtrisë.
Detajet rreth tranzicionit dhe përbërjes së re të qeverisë pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim.

