GazetaMax
Lajme

Zelensky viziton ushtarët e plagosur: Ju jeni heronj

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelesnky ka vizituar ditën e sotme ushtarët e plagosur në një spital të Kievit. Bëhet me dije se ai i ka nderuar gjithashtu edhe me medalje.
Vizita e presidentit në spitalin e Kievit vjen ndërsa forcat ruse janë vetëm pak kilometra larg. Rreth 1,300 ushtarë ukrainas dhe 12,000 trupa ruse kanë vdekur që nga fillimi i luftës, sipas numrave nga qeveria dhe agjencitë e lajmeve të huaja.
Kujtojmë se Ukraina ka raportuar deri më tani 1,581 viktima civile, duke përfshirë 79 fëmijë. Midis tyre ishte gazetari fitues i çmimeve Brent Renaud, një ish-kontribues i New York Times i cili u vra nga forcat ruse pranë Kievit ditën e sotme.

Related posts

Shaqiri: Po intensifikohen rikonstruimet infrastrukturore në shkollat fillore dhe të mesmeMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. -Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerin tonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend. Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve, theksoi ministri. Shaqiri rikujtoi se me buxhet prej mbi 4.5 milionë euro, janë paraparë aktivitete rikonstrutive për 50 objekte shkollore në disa komuna të vendit, deri në fund të këtij viti kalendarik. Mjetet janë siguruar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, ndërsa pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte, do të përfishen sërish nga aktivitetet rikonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore.

Gazeta Max

Aksion i madh i inspektoratit komunal në Tetovë

Gazeta Max

Kryeparlamentari Gashi priti në takim zëvendës ministren e jashtme greke

Gazeta Max