GazetaMax
Lajme

Zëvendës drejtori Hasani pret në takim ambasadorin francez, Bomgartner

Bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev sot takuam delegacionin francez të kryesuar nga ambasadori Ciril Bomgartner dhe atasheu doganor për Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor, Kristof Berzhon.

Në takim, shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin afatgjatë dypalësh me kolegët francezë, të cilët vazhdimisht ndajnë me ne të rejat në punët doganore. U theksuan aktivitetet e ardhshme për parandalimin e tregtisë së paligjshme të narkotikëve dhe armëve, si pjesë e projektit të zbatuar përmes Programit Global për armë, me mbështetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftë kundër krimit dhe drogës. Gjithashtu u theksuan nevojat prioritare dhe mundësitë për mbështetje përmes trajnimeve të specializuara në fushën e punës doganore me qëllim të përmirësimit të procedurave për analizat laboratorike, përcaktimin e vlerës doganore dhe të tjera.

Gjithashtu siguruam se në periudhën në vijim do të punojmë në forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit dhe inteligjencës doganore, të cilat deri më tani kanë rezultuar me përfitime të mëdha dhe aplikim praktik në punën e përditshme të shërbimit tonë dhe se mbetemi të përkushtuar për arritje të standardeve më të larta, profesionalizëm më të madh dhe përmirësimin e procedurave doganore.

https://www.facebook.com/photo?fbid=6698346316853026&set=pcb.6698346403519684

Related posts

Bazuar mbi ngjarje të vërtetë/ “Gjaku i martirëve të kombit” vihet sërish në skenën e Amfiteatrit të Liqenit 19/05/2023 13:27

Gazeta Max

Gati 5.000 punëdhënës nuk kanë paguar pagat në gusht, alarmoi DAP

Gazeta Max

Nikolovska: Arsyeja e hapjes së azilit të pleqve është migrimi i rinisë jashtë vendit

Gazeta Max