GazetaMax
Lajme

Zëvendës drejtori i Doganave, Dauti takoi ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

Zëvendës drejtori i Doganave, Mustafa Dauti sot zhvilloi takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.

Ambasadori Qehaja uroi Zëvendës drejtorin Dauti për detyrën e re të rëndësishme.

Të dy u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë dhe lehtësim të ndërveprimit në mes dikastereve përkatëse të të dyja vendeve.