GazetaMax
Ballina

Zëvendësministri Nuhiu: Finalizohet propozim Ligji i ri për falje

Propozim ligji për falje po shqyrtohet nga ekspertët, punonjësit akademik dhe titullarët e institucioneve të shtetit.
Si rezultat i analizave krahasuese me vendet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe të rajonit, me Propozim ligjin për falje kemi paraparë që procedura për falje të iniciohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit!
Me Propozim ligjin në fjalë rregullohet edhe detyrimi dhe autorizimet e gjykatës dhe institucionit ndëshkues-korrektues që menjëherë të zbatojnë të ashtuquajturën procedurën paraprake për falje, të japin të dhëna paraprake për marrjen e vendimit dhe shkresat t`i dorëzojnë në Ministrinë e Drejtësisë. Ndërkaq, Ministri i Drejtësisë shkresat e kompletuara me të dhënat e nevojshme për vendosje dhe me propozimin e tij, i dërgon deri te Presidenti i Republikës së Maqedonisë.
Ministri i Drejtësisë duhet të formojë Komision për falje i cili do t`i shqyrtojë kërkesat për falje. Komisioni duhet të përbëhet nga Ministri i Drejtësisë i cili është anëtarë sipas detyrës zyrtare dhe gjashtë anëtarë me mandat prej katër vitesh. Është e parashikuar edhe mënyra e punës si dhe marrja e vendimeve nga Komisioni.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithashtu mund të formojë Komision për falje si trup këshilldhënës.
Me Propozim ligjin e ri për falje do të tejkalohen çdo zbrazëti për vendosje arbitrare!

Related posts

Sa shpesh duhet të bëjë ekzaminim të zorrës së trashë? Llojet e analizave për zorrën e trashë!

Gazetamax.mk

Dhimbja pa shkak e muskujve, sëmundja që shkakton edhe depresionin

Gazetamax.mk

Në rastin e Policisë Financiare, Prokuroria Publike ka vërejtur një sërë lëshimesh

Gazetamax.mk