GazetaMax
BALLINA

Zëvëndësministri Rexhepi paralajmëron rekonstruim të gypit të ujësjellësit në Pallçisht të Poshtëm komuna e Bogovinës

Sot zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi pati një takim pune me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu.

Në takim u diskutua për projektet infrastrukturore të realizuara nga komuna me mbështetjen e pushtetit qendror.

Në vazhdim keni deklaratën e plotë të  zëvendësministrit Bekim Rexhepi:

Sot jemi në komunën e Bogovinës për të përcjellë një lajm të mirë për banorët e vendbanimit Pallçisht i poshtëm. I njoftova banorët dhe kryetarin e komunës se projekti për rikonstruksionin e ujësjellësit në vendbanimin Pallçisht i poshtëm është aprovuar nga Banka Evropiane për Investime dhe të njejtin do ta realizojmë në bashkëpunim me komunën.

Vlera e projektit është 16,4 milionë denarë, ndërsa do të rikonstruktohet ujësjellësi i vjetër në gjatësi prej 3,5 km. Muajin e ardhshëm pres që të shpallet tenderi për rikonstruksion dhe me përzgjedhjen e kontraktorit të fillojmë menjëherë me punimet e ndërtimit në terren.

Besoj se me këtë projekt do të përmirësojmë kapacitetin e ujësjellësit në këtë vendbanim dhe kështu do të përmirësojmë kushtet e jetesës së banorëve. Një gjë tjetër që dua të theksoj është se përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, komunës së Bogovinës i janë ndarë 721 mijë euro për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve lokale.

Në këtë moment po përgatitet dokumentacioni për 3 projekte, ku përfshihen:

– Rindërtimi i rrugës në vendbanimin Palçishtë

– Rikonstruksioni i rrugës lokale Pirok – Gradec

– Rindërtimi i rrugës lokale Bogovinë – Sedlarcë.

Me kryetarin e komunës z. Besnik Emshiu, dëshmojmë se bashkëpunimi mes pushtetit qendror dhe atij lokal është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve.

Related posts

Srebrenica plagë e pashërueshme/ Grubi: Ato jetë të pafajshme le të jenë jehonë në ndërgjegjen njerëzore që mos përjetohen dhimbje të tilla

e-max

Me 65 vota Pro, Kuvendi votoi ministrat e rinj të kabinetit të Kovaçevskit

e-max

Hapja e zyrave për bashkëpunim me diasporën në komuna, ministri Çupi dërgon propozim Memorandumin

e-max