Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Zjarri i sotëm në objektin për riciklim të baterive dhe mbeturinave elektronike, me të drejtë ka shkaktuar shqetësim te të gjithë qytetarët.
Kompania posedon leje dhjetëvjeçare, të lëshuar në vitin 2021.
Para së gjithash, dua të bëj apel për qetësi dhe besim në institucionet.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me shërbimet e zjarrfikësve dhe të gjitha institucionet kompetente, reaguan menjëherë dhe situata është nën kontroll.
Që nga ora 14:00, sapo u informuam për ngjarjen, inspektorët tanë filluan të matin cilësinë e ajrit dhe rezultatet e para i presim nga çasti në çast.
Të gjitha të dhënat do të jenë publikisht të disponueshme menjëherë pas përpunimit të tyre.
Deri atëherë, i ftoj të gjithë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë tuaj’.
https://www.facebook.com/share/r/17DWYBcb7J/