GazetaMax
Ballina

Zudi Enuzi dhe Danella Arsovska nisën shënimin e Ditëve të Ekologjise nga kopshti “Borëbardha” në Çair

Në kuadër të shënimit të Ditëve të Ekologjisë për vitin 2022, NP Higjiena Komunale-Shkup sot organizoi punëtori ekologjike  dhe lojëra edukative për riciklimin dhe seleksionimin e mbeturinave në kopshtin e fëmijëve “Borëbardha”, që gjendet në komunën e Çairit në Shkup, informon GAZETA.MK

Rreth 100 fëmijë u përfshinë në aktivitetet edukative që u zhvilluan në ambientet e objektit amë të këtij kopshti dhe patën mundësinë të mësojnë se si të merren me mbetjet dhe sa e rëndësishme është përzgjedhja e tyre parësore.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi, të cilët i ndanë pako me libra edukativë me figura për mbrojtjen e mjedisit jetësor fëmijëve nga kopshti “Borëbardha” .

“Zhvillimi i ndërgjegjësimit ekologjik duhet të fillojë që në moshë të re, sepse vetëm kështu do t’i edukojmë brezat e rinj sesi të trajtojnë me ndërgjegje dhe në mënyrë të drejtë mbetjet dhe të mbrojnë mjedisin e tyre.  Në periudhën në vijim do të angazhohemi që NP Higjiena Komunale-Shkup të realizoj sa më shumë aktivitete edukative në institucionet arsimore në të gjitha komunat e Shkupit”, tha drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi.

https://www.facebook.com/zudi.enuz/posts/5909774999038013

Related posts

Nora Istrefi sot feston ditëlindje, nuk do ta besoni sa vite ka mbushur

Gazeta Max

Për Kreshnik Bekteshin nuk ka ende kualifikim juridk për ndonjë vepër penale, thotë avokati Millanov

Gazeta Max

Një hit vere ka ardhur quhet “Mungon” nga Dezo

Gazeta Max