GazetaMax
Lajme

Zuhejr Rexhepi: ‘O Blerant, a e kupton sa jashtë realitetit je?

Zuhejr Rexhepi, drejtor i Inspektoratit për Ndërtim dhe funksionar i VLEN, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kandidatit të Blerim Bexhetit në komunën e Sarajit.

“Edhe pas 24 viteve, shqiptarët hyjnë në zgjedhje me të njëjtat probleme: ujë, rrugë, kanalizim… Ndërkohë, kandidati flet për ‘kohëra sfiduese’ dhe ‘shqiptari’. O Blerant, për çka po flet ti? Sfida jonë e përditshme është të mbushim bidonët me ujë. A e kupton ti sa jashtë realitetit je?” – ka shkruar Rexhepi.

Deklarata e tij thekson shqetësimin e qytetarëve për situatën reale në komunë, ku sfidat bazë mbeten të pazgjidhura për shumë banorë.

Related posts

Intervista/ Flet Zëvendës drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Amet Ziberi: Qëllimi ynë është që kadastra të bëhet shembull i një institucioni efikas, digjital dhe transparent

Gazeta Max

Grubi takoi ambasadoren amerikane, Aggeler: Sukseset e vendit tonë janë të përbashkëta me SHBA

Gazeta Max

Konkurrenca në tregun e gazit, janë rrumbullakosur aktet nënligjore

Gazeta Max