GazetaMax
LAJME

Zvicra do të financojë projekte për zhvillimin e rajoneve planore në vend

Shkup, 15 dhjetor – Ministria për Vetëqeverisje Lokale së bashku me shtatë qendra për zhvillimin e rajoneve planore nënshkruan marrëveshje për financimin e programeve zhvillimore në kuadër të projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv – Faza 2”, financuar nga Qeveria e Zvicrës.

Numri një i këtij dikasteri, Risto Penov informoi se sot fillojnë shtatë projektet, të cilat janë pjesë e skemës së granteve nga ambasada zvicerane dhe njësia projektuese që kanë në vendin tonë me të cilat, ndër të tjera, do të bëhet rikonstruimi i Kardiologjisë në Ohër, Nefrologjisë në Strugë dhe Institutit për sëmundje të mushkërive në Prespë.

“Kemi makina kundër zjarreve në Kumanovë, fotovoltaikë për shkollat ​​në Radovish, hapim Qendër për qentë endacakë në Kavadar dhe një sërë projektesh të tjera me të cilat ndihmojmë rajonet në zgjidhjen e nevojave të tyre më urgjente”, theksoi Penov.

Ambasadorja Veronik Ulman, nga ana e saj, tha se Zvicra është e përkushtuar për të mbështetur decentralizimin në Maqedoninë e Veriut dhe se së bashku me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale po e lansojnë Projektin për zhvillim të barabartë rajonal i cili ka për qëllim uljen e dallimeve ndërmjet rajoneve.

“E dimë se ka ende shumë punë në proces, kontributi ynë mund të jetë i vogël, por gjithsesi është një kontribut me të cilin këto shtatë projekte kanë tema të ndryshme që adresojnë, pra efikasitetin energjetik, zgjidhje të gjelbra si dhe projekte që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor, adresojnë pikërisht zhvillimin rajonal dhe do të kenë një kontribut të vogël për të adresuar realisht nevojat e qytetarëve”, deklaroi ambasadorja Ulman.

Ajo shtoi se Zvicra mbetet e përkushtuar për të mbështetur vendin në procesin e decentralizimit dhe zhvillimit rajonal.

Vlera totale e shtatë projekteve është 2.377.277 franga zvicerane, ku pjesëmarrja e Ministrisë është 54 për qind, ndërsa e Qeverisë zvicerane 46 për qind.

Projektin “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv – Faza 2” e implementon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale së bashku me Agjencinë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Related posts

“Naser Ziberi nga kryeministri i parë shqiptar në shqiptari i parë kundër gjuhës shqipe”

e-max

Kovaçevski: Viti i ardhshëm 2023 nuk do të jetë vit zgjedhor

e-max

81 raste të reja me Covid

e-max