GazetaMax
Lajme

Zvicra i bashkohet fondit rajonal të sfidave, 9.7 milion CHF shtesë për financimin e projekteve në Ballkanin Perëndimor

Bern, 30 Dhjetor – Banka Gjermane për Zhvillim KfW dhe Qeveria Zvicerane, e përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), kanë mbyllur me sukses një marrëveshje financimi për të mbështetur Fondin Rajonal të Sfidave (RCF). Me këtë marrëveshje, SDC cakton 9.7 milionë CHF për financimin e projekteve të trajnimit bashkëpunues në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) është një strukturë financimi e krijuar për të rritur punësueshmërinë e të rinjve. RCF forcon konkurreshmërinë e sipërmarrjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte të përzgjedhura të trajnimit bashkëpunues të zbatuara përmes partneriteteve midis instituteve të formimit profesional dhe Sipërmarrjeve. Grantet shpërndahen përmes një sfide rajonale konkurruese.

RCF është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim BMZ për Bankën Gjermane të Zhvillimit KfW dhe zbatohet nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni. Volumi i Fondit prej 39 milionë euro, i përfituar nga Bashkëpunimi Financiar Gjerman, do të rritet në rreth 49 milionë euro falë kontributit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Klaus-Martin Müller, Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore dhe Turqinë, vuri në dukje se “Fondi Rajonal i Sfidave ka të bëjë me integrimin rajonal dhe mundësitë për rritje ekonomike. Fondi ka arritur tashmë të bashkojë sektorin privat dhe institutet e formimit profesional, duke motivuar sipërmarrjet që të angazhohen në formimin profesional duke u bashkuar me shkollat ​​profesionale në dorëzimin e propozimeve për dy thirrjet e mëparshme të hapura. Mirëpresim partnerët tanë nga Zvicra dhe së bashku ne do të jemi në gjendje të zgjerojmë investimet tona të përbashkëta për trajnimet e dyfishta dhe bashkëpunuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor 6. Vizioni ynë i përbashkët është një sektor i arsimit dhe trajnimit profesional i modernizuar, i gjelbër dhe inovativ i cili u përgjigjet me sukses nevojave dhe sfidave  të sipërmarrjeve .”

Derek George, Zëvendës Drejtues i Bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës në Serbi u shpreh se: “Është e ditur se sistemi i dyfishtë i arsimit dhe trajnimit profesional i Zvicrës  është një faktor kyç që kontribuon në suksesin tonë ekonomik dhe kohezionin social. Prandaj, në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, Zvicra mbështet vendet e saj partnere në Arsimin dhe Trajnimin Profesional (AFP) dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës. RCF do të plotësojë dhe përmirësojë rezultatet e programeve dypalëshe zvicerane në rajon, dhe përvoja dhe rrjetet e programeve zvicerane të rajonit do të jenë në dispozicion të RCF. Zvicra dhe Gjermania janë të dyja anëtarë të Komitetit të Donatorëve për AFP të dyfishtë. Dizajni inteligjent i RCF do të promovojë objektivin tonë të përbashkët për të avancuar rëndësinë e tregut të punës dhe përfshirjen e sektorit privat në AFP.”

Analizat e fundit tregojnë rritjen e ndjeshme të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor në vitin 2021 dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Por nëse duam të mbajmë këtë trend pozitiv dhe t’i rezistojmë të gjitha sfidave aktuale, sipërmarrjet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për punonjës të kualifikuar në mënyrë adekuate. Përfitimet e zbatimit të përbashkët të programeve të trajnimit të dyfishtë dhe bashkëpunues në partneritet me ofrues të mirëpajisur të trajnimit profesional njihen tashmë nga shumë sipërmarrje. Me zotimin e fondeve shtesë në Fondin Rajonal të Sfidave, ne shpresojmë të kontribuojmë që edhe më shumë të diplomuar nga programet e arsimit profesional të kenë aftësitë e nevojshme për të zhvilluar karrierën e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”, tha z. Balsa Culafiç, Koordinator i Projektit RCF nga Forumi i Investimeve i Dhomave të BP6.

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) synon të forcojë rëndësinë e tregut të punës të arsimit dhe trajnimit profesional duke përforcuar qasjen e trajnimit bashkëpunues në vendet e Ballkanit Perëndimor 6: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Në thirrjen e parë për Shprehje të Interesit të shpallur në vitin 2021, RCF pranoi 205 aplikime nga konsorciume të instituteve të formimit profesional dhe më shumë se 600 sipërmarrjeve, nga të cilat u përzgjodhën 37 projektet më premtuese, duke alokuar në total 14,5 milionë euro për investime. Në thirrjen e dytë e cila qëndroi e hapur deri më 14 Prill 2022, u dorëzuan 123 aplikime të konsorciumeve konkurruese, nga të cilat 27 projektet më të suksesshme u përzgjodhën për financim në shumën 12,2 milionë euro.

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) është një program inovativ që synon të rrisë produktivitetin dhe konkurrencën e bizneseve në Ballkanin Perëndimor 6. RCF është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim pranë Bankës së Zhvillimit, KFW dhe implementuar nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një iniciativë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni.

Related posts

Zgjidhja gjeniale e Bekim Salit: I japim spitalet e vjetra, ndërtojmë të reja me 0 harxhime

Gazetamax.mk

Ulet çmimi i benzinës

Gazetamax.mk

Ahmeti: Rusisë nuk i konvenon një Maqedoni e paqtë, Fronti Europian është e vetmja forcë për t’i bërë ballë

Gazetamax.mk