GazetaMax
Sport

Zyrtare: Ralf Rangnick konfirmohet përzgjedhës i Austrisë

Trajneri i përkohshëm i Manchester United , Ralf Rangnick, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare për t’u bërë përzgjedhës i ri i kombëtares austriake.
63-vjeçari do të vazhdojë të punojë si konsulent në “Old Trafford”, ka njoftuar klubi.
Rangnick ka qenë drejtues i skuadrës së Man United që nga zëvendësimi i Ole Gunnar Solskjaer në nëntor.

Erik ten Hag do të marrë postin e menaxherit në verë, pasi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025.
“Është një nder për mua të marr rolin e përzgjedhësit të [Austrisë]. Perspektiva për të garuar në Kampionatin Evropian në Gjermani me një ekip të ri dhe të etur për sukses më mbush me një pritje të madhe”, ka thënë ai.

OFFICIAL: Ralf Rangnick has been confirmed as the new Austria coach.He will continue his role as Manchester United consultant ✍️ pic.twitter.com/GeLORyuGxm— B/R Football (@brfootball) April 29, 2022

Gjermani do të bashkohet me Austrinë në fund të majit për ndeshjet e tyre në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë, Danimarkës dhe Francës.
Ai e njeh mirë futbollin austriak, pasi drejtoi  Red Bull Salzburg midis 2012 dhe 2015.

Related posts

Mbledhja e parë e Komitetit të ri Ekzekutiv të FSHF-së, ja vendimet që u morën

Gazetamax.mk

Lopetegui shumë afër që të bëhet menaxher i Wolves

Gazetamax.mk

Neymar e udhëheq PSG drejt fitores së thellë ndaj Montpellier

Gazetamax.mk