GazetaMax
Lajme

КE: Të punohet në transformimin digjital dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale

Shkup, 22 tetor – Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht në transformimin digjital dhe mediat. Është arritur përparim i kufizuar, ndërsa ngadalë po rritet numri i shërbimeve elektronike për qytetarët dhe biznesin, bën të ditur Komisioni Evropian në Raportin e përparimit të shtetit në eurointegrimet.

BE-ja, theksohet në Raportin, e mbështetë funksionimin e papenguar në tregun e brendshëm të komunikimeve elektronike, tregtisë elektronike dhe shërbimeve audio-vizuale. Rregullat i mbrojnë konsumatorët dhe e mbështesin veprimin universal të shërbimeve bashkëkohore, porositë KE-ja.

Duke marrë parasysh se rekomandimet e vitit të kaluar janë përmbushur pjesërisht, siç shprehet Komisioni, për vitin e radhës nevojitet të finalizohet dhe miratohet strategjia afatgjate për teknologji informatike dhe komunikuese, si dhe të punohet në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me Kodeksin Evropian për komunikime elektronike dhe Direktivës së BE-së për uljen e shpenzimeve për internet me brez të gjerë. Po ashtu, të vazhdojnë përpjekjet për harmonizimin e legjislaturës kombëtare me Direktivën e BE-së për sigurinë e sistemeve të rrjeteve dhe informatike dhe të ashtuquajturin doracak 5G.

Komisioni Evropian bën të ditur në nevojën e forcimit të kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Shërbimit publik të radiodifuzionit dhe të Agjencisë për komunikime elektronike.

Siç bën të ditur Komisioni, gjatë periudhës së raportit Maqedonia e Veriut vazhdoi të marrë pjesë me sukses në Agjendën digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe në implementimin e plotë të Marrëveshjes për roaming rajonal. Bën të ditur edhe se është miratuar korniza juridike për akte nënligjore për lejet e sigurisë për instalimin e pajisjes 5G nga ana e operatorëve, Strategjia kombëtare dhe plani i veprimit për ndërtimin e rezistencës dhe përballjes me kërcënime hibride dhe është nënshkruar Deklarata për ardhmërinë e Internetit, që i vendosë vizionin dhe parimet e Internetit të besueshëm.

E përshëndet edhe vendosjen e Numrit evropian për thirrje emergjente 112, por bën të ditur në nevojën e përmirësimit të funksionimit të tij dhe të komunikimit mes shërbimeve për raste emergjente.

Në fushën e komunikimeve elektronike dhe teknologjisë informatike, bën të ditur në të dhënat se 77,92 për qind të numrit të përgjithshëm të amvisërive në vitin 2021 kanë pasur qasje në internet fiks me brez të gjerë, derisa mbulimi me internet të brezit të gjerë të gjithë shtetit arrinte 99,48  për qind. Internet mobil të brezit të gjerë kanë shfrytëzuar 75, 83 për qind, ndërsa qasje deri te interneti ultra i shpejtë 2,32 për qind të numrit të përgjithshëm të amvisërive. KE-ja përkujton edhe se Agjencia për komunikime elektronike ndau frekuenca për 5G të dy operatorët e rrjetit dhe bën të ditur në kornizën ekzistuese ligjore për komunikime elektronike, duhet të harmonizohet në mënyrë plotësuese me rregullativën e BE-së.

Mbetet brengosja për pavarësinë e rregullatori për komunikime elektronike. Po ashtu, theksohet se duhet të harmonizohen me të drejtën evropiane ligjet ekzistuese për komunikime elektronike dhe për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.

Në raport me mbrojtjen e konkurrencës, thuhet se Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës inicioi revizion të procedurës së tenderimit për 5G që e zbatoi AKE-ja në nëntor të vitit të kaluar, në bazë të çmimeve të zvogëluara për operatorin potencial të tregut, por se pas disa muajve procedura ishte përsëritur.

Në raport me Qeverinë e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Komisioni Evropian konsideron se nevojitet të bëhen përpjekje më të mëdha drejt transformimit digjital në shtet. Në këtë aspekt theksohet se duhet të miratohet strategjia afatgjatë për TIK për periudhën e viteve 2021-2026 dhe të zhvillohet  arsimimi digjital në gjithë shoqërinë.

Platforma kombëtare “uslugi.gov.mk.” , siç qëndron në raportin, është shpërblyer dhe ka rritje të pakonsiderueshme të numrit të shfrytëzuesve dhe shërbimeve të regjistruara, për shkak të cilës arsye duhet të bëhen hapa plotësues.

Shfrytëzimi i sistemit për interoperabilitet ende është i papenguar nga mungesa e softuerit komunikues në shumë institucione, dhe në vullnetin për shfrytëzimin e plotë të mundësive. Është i nevojshëm sinkronizimi i vazhdueshëm i regjistrit kombëtar të popullatës me regjistrat tjerë të institucioneve shtetërore.

Në raport me politikën audio-vizuale, Komisioni përkujton se Kuvendi e prolongoi në mënyrë plotësuese emërimin e anëtarëve të rregullatorit për media dhe Këshillit të servisit radiodifuziv, në përputhje me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.

Sipas Komisionit Evropian, Qeveria e ka ruajtur të drejtën e diskrecionit gjatë shpërndarjes së mjeteve ndaj rregullatorit SHMAV, servisin publik të radiodifuzionit Radio Televizionin e Maqedonisë dhe ndaj NP Radiodifuzioni Maqedonas. Me këtë, tre institucionet nuk e marrin shumën e përcaktuar, respektivisht, në vend se një për qind, Qeveria ka ndarë vetëm 0,59 për qind të mjeteve buxhetore, me çka lihet hapësirë për ndikim mbi punën e tyre.

“Mediat vazhduan të marrin mbështetje si pjesë e masave të orientuara drejt zbutjes së efekteve nga pandemia Kovid -19. Shpërndarja e mjeteve shtetërore për sektorin e radiodifuzionit, sigurimi i buxhetit për servisin publik radiodifuziv, rregullatori mediatik dhe ndërmarrja publike radiodifuzuve, është ulur më tutje në vitin 2021, duke arritur 0,59  për qind e të ardhurave të përgjithshme të realizuara në vitin para vitit fisksl për të cilin është përcaktuar shuma. Shërbimi publik mori financim plotësues, me çka në masë të konsiderueshme rritet përqindja e tij. Ligji përkufizon rritje graduale, deri 0,8 për qind në vitin 2019, deri 0,9 për qind në vitin 2020, një për qind nga viti 2021. Megjithatë, Qeveria e ruan të drejtën diskrete gjatë shpërndarjes së mjeteve duke kushtëzuar që ndarja të mos e prishë shpërndarjen e drejtë të mjeteve buxhetore”, qëndron në Raportin.

Komisioni si pozitive i thekson aktivitetet e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (SHMAV) për promovimin e arsimimit mediatik, barazisë gjinore, si dhe në dënimin e presioneve dhe kërcënimeve mbi gazetarët dhe mediat. Pozitivisht shikohet edhe ndaj transparencës së këtij rregullatori, në raport me regjistrat e radiodifuzerëve dhe mediave të shtypura. Vlerësohet mungesa e rregullimit ligjor të mediave onlajn në pjesën e publikimit të informacioneve për pronësinë dhe mungesën e rregullimit.

Related posts

Osmani pas takimit me Blinken: SHBA-të ofrojnë mbështetje të fuqishme në proceset integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut

Gazetamax.mk

Alarme për mjete të vendosura eksplozive në nëntë shkolla në Shkup

Gazetamax.mk

Me zero tolerancë dhe luftë pa kompromis kundër trafikimit me njerëz

Gazetamax.mk