GazetaMax
Lajme

100 ditët e Qeverisë Kovaçevski, vendi në krizë të thellë ekonomike

Shkup, 26 prill – Tani në javën që kryeministri Dimitar Kovaçevski po mbush 100 ditshin e qeverisjes së tij, nuk dihet se edhe sa ditë të tjera do të qeverisë. Sepse partitë opozitare kërkojnë vazhdimisht zgjedhje të parakohshme, shkruan Zhurnal.

Në Maqedoninë e Veriut kanë udhëhequr kryeministra të ndryshëm, mirëpo para këtij të fundit ishte Zoran Zaev i cili ishte edhe i përgjakur në ngjarjet e 27 prillit. Por, Zaev mbahet mend si një kryeministër paqësor i cili arriti të vendos marrëdhënie të mira fqinjësore me Greqinë me marrëveshjen e Prespës, me çka e ndryshoi edhe emrin e shtetit dhe vendi u bë anëtar i NATO-s. Por si ishin 100 ditët e para të qeverisjes për Kovaçevskin pasuesin e Zaveit, edhe sa ditë të tjera i kanë ngelur si kryeministër?.

Ish kryeministri Zaev pati dhënë premtim publik që nëse e humb partia e tij LSDM qytetin e Shkupit ai do të jap dorëheqje, në Shkup fitoi kandidatja e përkrahur nga VMRO me çka humbi kandidati i LSDM, përpos Shkupit partia në qeverisje pësoi disfatë në shumë komuna. Ku me numrin më të madh të komunave në Maqedoninë e Veriut udhëheqin nga partia opozitare më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit kaluar 31 tetor ndikuan që Zaev të mbajë premtimin e dhënë me çka dha dorëheqje nga kreu i partisë dhe i qeverisë.

U lakuan emra të ndryshëm figura të njohura e të pa njohura se do ta marrin timonin e qeverisë, por u dëshmua se njeriu më i besueshëm i Zaev kishte qenë Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski u zgjedh në krye të partisë LSDM, dhe iu dha mandati për formimin e qeverisë.

Në qeverisjen e Zaev 2 ishin në koalicion partitë shqiptare BDI dhe Lëvizja Besa, ndërkaq në zgjedhjet lokale të tetorit në vitin e kaluar kishin garuar në koalicion partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët – Alternativa. Por, pasi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kishte fituar në Komunën e Tetovës, aty ku qeveriste Teuta Arifi nga BDI, ky i fundit duke pasur një ministër dhe tre zëvendës ministra dha dorëheqje nga qeveria dhe kaloi në opozitarizëm.

Me çka në formimin e qeverisë së re nën udhëheqjen e Kovaçevskit, Alternativa si parti opozitare u vetë ftua për tu bërë pjesë e Qeverisë, dhe iu dhanë tre ministri dhe dy zëvendës ministra.

Qeveria aktuale që drejtohet nga Dimitar Kovaçevski ka 21 anëtarë. LSDM dhe koalicioni kanë 12 ministra, BDI gjashtë dhe Alternativa tre ministra. Ky kabinet qeveritar ka edhe një anëtar më tepër, ministër pa resor, post që i takon Alternativës.

Nga 21 anëtarët e qeverisë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra vetëm katër janë gra, ndërkaq nga 16 zëvendësministra vetëm dy janë gra. Përbërje maskuliste që dëshmon se edhe ky kabinet qeveritar sikurse ata paraprak bënë diskriminim gjinor. Po ashtu është tregues i qartë se ende gruaja në Maqedoninë e Veriut nuk është e përfaqësuar mjaftueshëm në qeverisje.

Si mandatar për formim të qeverisë Kovaçevski kishte theksuar se prioritet kryesore janë: marrëveshja me bullgarinë, rritja e pagës minimale, rritja e pensioneve, investime në ambient, ballafaqimi me krizën ekonomike dhe energjetike.

Për sa i përket marrëveshjes me Bullgarinë, kryeministri Kirill Petkov atje dhe Kovaçevski këtu ishin shpresë sinjalizuese se dy kryeministra të rijnë do ta shtyjnë këtë proces para.

Samiti i qershorit po afrohet, një marrëveshje mes RMV-së dhe Bullgarisë ishte përafruar mjaft, mirëpo në momentet e fundit nga Shkupi dhe Sofja ishin kapur persona në institucione të cilët punonin për përkeqësimin e marrëdhënieve dhe kundër arritjes së një marrëveshjeje të mundshme mes dy shteteve. Së fundmi presidenti Radev ka akuzuar politikanët maqedonas se po ndërtojnë identitet me baza të falsifikuara.

Ajo me të cilën karakterizohet 100 ditshi qeverisjes së Kovaçevskit është që vendi është vërshuar nga një sërë protestash të organizuara pothuajse nga të gjitha sindikatat në vend që kërkojnë rritje të pagave dhe harmonizim me pagat minimale.

Maqedonia e Veriut edhe këtë vit, shtet me regjim hibrid.  Sipas Freedom House, vendi ka qenë në këtë pozicion që nga viti 2013, këto të dhëna vijnë nga analizat e progresit demokratik në 29 shtete në tranzicion.

Edhe me qeverisjen e Kovaçevskit besimi në gjyqësor është i ulët. Qytetarët kanë humbur besimin në institucionet dhe kjo konstatohet nga anketat që realizohen nga institucione relevante mbi besueshmërinë e qytetarëve. Ku vetëm 8% është besimi i qytetarëve në organet e drejtësisë në vend, ndërkaq nga intervistat direkte të mediave me qytetarë thonë që edhe 8% është shumë, sepse besimi i tyre është 0%.

Ajo që e karakterizon Kovaçevskin gjatë këtij 100 ditshi është se luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nuk e ka prioritet pasi zyrtarë të qeverisë akuzohen për korrupsion, është fjala për sekretarin gjeneral të qeverisë, Muhamed Zeqiri.

Rritja e pagës minimale ishte një rritje që shkaktoi më shumë pakënaqësi e përçarje, ku gjitha sindikatat në vend po protestojnë e po kërkojnë harmonizimin e pagave, dhe fuqishëm po e kundërshtojmë vetëm rritjen e pagës minimale.

Shpenzimet minimale për një familje katër anëtaresh në mars arrijnë 36.768 denarë, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e cila çdo muaj e bën llogaritjen e shportës minimale sindikale. Shpenzimet minimale mujore për një familje janë të pa përballueshme nga një i punësuar në familje i cili merr pagë minimale, as gjysmë shporte nuk mund të mbushet.

Sipas këtyre të dhënave jeta në Maqedoninë e Veriut për të rinjtë po shndërrohet në luftë ekzistenciale apo për mbijetesë, ku për dallim me shtetet evropiane standarti jetësor pothuajse i njëjtë, madje për shumë produkte thuhet se në vendet evropiane janë më lirë se sa te ne, por dallimi substancial ekziston në pagat që merren atje dhe që merren këtu.

Pra, 100 ditshi i Kovaçevskit karakterizohet me revoltë të paparë më parë nga gjitha sindikatat, raste korruptive të zyrtarëve qeveritar e policor, grevë në arsim, rritje enorme të çmimeve, krizë ekonomike, krizë energjetike, përkeqësim të marrëdhënieve me Bullgarinë, si dhe rritje të euro-skepticizmit në vend. /Zhurnal.mk

Related posts

Bislimoski: Kemi ndërmarrë masa për të shmangur rritjen e çmimit të energjisë

Gazetamax.mk

Xhaferi – Dashtevski: Zgjedhje të drejta sipas vlerave evropiane dhe kontribut në përparimin drejt BE

Gazetamax.mk

LSDM: Gjorgjievski ka shpenzuar 100.000 euro për ushtarë partiak

Gazetamax.mk