“Fshati i krokodilëve” në Burkina Faso tërheq vizitorë
Bazoule, "fshati i krokodilëve" në Burkina Faso, tërheq vëmendjen e vizitorëve. Krokodilët, të cilët konsiderohen të shenjtë për shkak të një legjende që daton 500 vjet më parë, mbrohen nga banorët vendas në fshatin, i cili është 30 kilometra larg kryeqytetit Vagadugu. Turistët që vijnë në rajon mund t'i shohin nga afër krokodilët nën mbikëqyrjen e kujdestarëve, të bëjnë foto dhe t'i ushqejnë me pagesë. Liqeni i Krokodilit dhe rrethinat e tij janë një atraksion turistik dhe një burim të ardhurash për banorët e fshatit. Disa nga vizitorët e fshatit prekin krokodilët dhe bëjnë foto. Ferdinand Kobore, një nga banorët e fshatit, tha për Anadolu se në liqen kishte krokodilë shumë të mëdhenj. Duke theksuar se është e ndaluar të dëmtohen krokodilët, Kabore tha: "Në të kaluarën, për shkak se këtu nuk kishte ujë, gratë ecnin 30 kilometra dhe merrnin ujë prej andej. Një ditë, ndërsa gratë do të merrnin ujë, e panë me një krokodil dhe e ndoqën atë dhe mbërritën tek uji. Për këtë arsye, vrasja e krokodilëve ishte e ndaluar", tha ai.