Një tjetër arritje e madhe shkencore dhe profesionale është shënuar në fushën e drejtësisë penale dhe kriminologjisë në vend. Kriminologu dhe hulumtuesi i ri, i njohur për sukseset e tij të njëpasnjëshme akademike, është pranuar zyrtarisht si anëtari më i ri i Shoqatës për Kriminologji dhe Drejtësi Penale me seli në Shkup.
Ky anëtarësim vjen si një vlerësim i rëndësishëm për punën dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në studimin dhe hulumtimin e etiologjisë dhe fenomenologjisë së kriminalitetit. Shoqata në fjalë përbën një nga platformat më prestigjoze ku bëhen bashkë ekspertë të fushës, profesorë universitarë dhe profesionistë të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë.
