Kryetari i “Jehona e Malësisë” Zef Berishaj: Koha e nënvlerësimit të shqiptarëve ka marrë fund
Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Zef Berishaj, ka reaguar ashpër lidhur me rastin e Dodë Ivanaj, duke theksuar se dinjiteti dhe të drejtat e shqiptarëve nuk mund të cenohen apo të nënvlerësohen. Ai është shprehur se koha kur shqiptarët mund të trajtoheshin me padrejtësi ka kaluar, dhe sot komuniteti shqiptar është i vetëdijshëm dhe i bashkuar në mbrojtje të dinjitetit dhe së vërtetës. Sipas tij, respekti fitohet vetëm përmes drejtësisë dhe bashkëpunimit, e jo përmes presionit apo padrejtësisë. Berishaj ka nënvizuar se mbështetja për Dodë Ivanaj nga bashkëkombësit e tij është një dëshmi e qartë e solidaritetit dhe unitetit shqiptar, duke shtuar se kur një anëtar i komunitetit përballet me padrejtësi, reagimi i përbashkët është i natyrshëm dhe i domosdoshëm. Ai ka theksuar gjithashtu se forca e komunitetit shqiptar qëndron në bashkim dhe në mbrojtjen e dinjitetit kombëtar, duke bërë thirrje që çdo çështje të trajtohet me drejtësi dhe përgjegjësi. Ja postimi plotë: Mos u mundoni t’i nënvlerësoni apo t’i shkelni shqiptarët, sepse ajo kohë ka kaluar. Sot shqiptarët dinë të mbrojnë dinjitetin, të drejtat dhe të ardhmen e tyre. Respekti fitohet me drejtësi e bashkëpunim, jo me presion e padrejtësi. Prandaj edhe Doda sot është mbrojtur dhe mbështetur nga vëllezërit e tij shqiptarë. Kur njëri padrejtësohet, të tjerët ngrihen në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit. Kjo është forca e unitetit dhe solidaritetit tonë kombëtar.