Erdogan pret në takim Mickoskin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të shtunën kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, raporton Anadolu. Takimi prapa dyerve të mbyllura u mbajt në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll. Detaje të mëtejshme mbi takimin nuk u bënë të ditura menjëherë.