Tronditet Spanja! E gjeti të birin 2 vjeçar të zhveshur, babai i pret fytin logopedit dhe vetëdorëzohet me duart “e lara” me gj*k në polici
Një baba 24-vjeçar ka rënë në prangat e autoriteteve spanjolle në Valencia të Burjassot, si autor i dyshuar i një vrasjeje. I riu ka goditur për vdekje me thikë, logopedin e djalit të tij 2 vjeçar, pas dyshimeve se ai kishte abuzuar me fëmijën. Autori u vetëdorëzua në polici me duart e lyera me gjak, duke thënë se ka vrarë një person. Dyshimet fillestare të hetuesve sipas mediave vendase, sugjerojnë se babai e vrau logopedin pasi e gjeti fëmijën e tij në klinikë me pantallona të ulura dhe pa pelena, duke besuar kështu se ai kishte abuzuar me të birin. 24 vjeçari, mësohet se i kërkoi logopedit që t’i tregonte pamjet e sigurisë, por ky i fundit refuzoi, dhe më pas ai i preu fytin 32 vjeçarit. Trupi i viktimës u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Valencia , ku do të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Policia ka arritur të gjejë thikën 15 centimetra të gjatë me të cilën dyshohet se është kryer krimi.